Pse fitoi Shaqir Totaj?

0
1197

Profesionalisht dhe akademikisht i pregaditur, me bagazh dhe eksperiencë shumë vjeçare në menaxhim të resurseve njerëzore e çështjeve financiare, me aftësi komunikimi të nivelit të lartë e me kulturë në komunikim si pak njerëz në politikën e vendit, me integritet, dinjitet, vizion të qartë dhe real për Prizrenin dhe mbi të gjitha pa njolla nga e kaluara e tij në menaxhment. Shaqir Totaj ishte në epërsi ndaj kandidatëve para se të fillonte garën sepse ai tashmë ishte kthyer në një figurë të fuqishme dhe shumë të pëlqyer në Komunën e Prizrenit.

Qytetarët e vlerësuan Shaqën si individ i cili jeton me ta, lëviz me ta, takon secilin nga ta me një modesti që e karaktetizon në çdo hap. Shaqa është njeri i Prizrenit, frymon problemet dhe të mirat që i ofron qyteti qytetarëve, njeh çdo cep të qytetit e të fshatrave të komunës sonë, e ndjen kulturën e artin e Prizrenit, e dashuron fuqishëm sportin dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, Prizrenin e sheh si pasuri të përbashkët të të gjithëve dhe vend ku pasardhësit e tij do të jetojnë. Qytetarët e kishin parë këtë tashmë…

Natyrisht lind pyetja, këto i posedonte dhe para katër vitesh, pse nuk fitoi në vitin 2017?

Shaqir Totaj nuk ishte politikan tipik, gjatë katër viteve zhvilloi sensin e tij politik në mënyrë intelektuale dhe pakrahasimisht arriti që politikisht të ndërtohej shumë lartë ndaj të tjerëve, thelloi dhe ndërtoi lidhjen e fuqishme me strukturat e qytetarët në terren, u bë politikani më i vlerësuar në qytet.

Gjatë katër viteve strukturat e PDK-së dhe gjithë simpatizantët krijuan një lidhje të jashtëzakonshme me Shaqir Totajn dhe figurën e tij, panë një lider të së ardhmes në të, prandaj në këto zgjedhje ata punuan fuqishëm, pa ndalur, çdo ditë, çdo orë e minut për fitoren e tij. Kur strukturat, simpatizantët e anëtarët e PDK-së bëhen një, fitoren e bëjnë të realizueshme dhe e jetësojnë.

Si konsekuencë e fakteve të shpalosura më lartë, mund të themi se ndërthurja e bagazhit profesional, organizimi i strukturave, dëshira e madhe e qytetarëve për ndryshim dhe formësimi politik i Shaqir Totaj, e bën atë të pathyeshëm në këtë betejë.

Shaqir Totaj e dëshmoi për katër vite me radhë konsistencën e tij, dëshirën për të kontribuar për qytetin, dashurinë për Prizrenin dhe zhvillimin e tij, prandaj qëndroi fuqishëm përball pozitës që linte për të dëshiruar, duke u përgaditur për garën që e priste në vitin 2021.

Këto zgjedhje ishin për Shaqën, ai në këto zgjedhje do të triumfonte para çdo kandidati të kundërshtarëve, sepse qytetarët votuan vlerat e tij, shpresën në ndryshim dhe besimin e madh që e ndërtuan për Shaqën, vota për të nuk ishte asnjë moment ndëshkim për dështimet e qeverisjes së kaluar, triumfi i Shaqir Totajt ishte fitore e njeriut kompetent, fitore e vlerave njerëzore, fitore e vizionit për qytetin, fitore e kulturës qytetare për të votuar më të mirin.

Qytetarët e votuan Shaqën sepse fitorja ishte e tij dhe në vitin 2017, por i’u rrëmbye pabesisht!

Shaqa do të mbahet mend gjatë, do të jetë kryetar shembull dhe do lë gjurmë në qytet.

Shkruan: Jona HOXHAJ – Zëdhënëse e PDK-së në Prizren

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply