Pse duhet respektuar dhe madje edhe ndihmuar, zyrtarët policor?!

0
445

Policia e Republikës është e jona, janë institucion shtetëror, janë prezent dhe të gatshëm në ç’do kohë, t’na ofrojnë siguri.Injorimi, kundërshtimi dhe mosrespektimi i zyrtarëve policor është kundërshtim i shtetit tonë ligjor.

Shumë nga ata qytetar që sot, ofendojnë apo edhe i sulmojnë zyrtarët me uniform, jam i bindur se armiqt tanë shekullor, policët kriminel serb, s’kanë guxuar as t’i shiqojnë e lëre më t’i kundërshtojnë!

DUHET të mësohemi me zyrtarët shtetëror policor dhe të gjithë së bashku të punojmë për një shtet ligjor. Edhe pse, dikur policët e shtetit kriminel serb okupator, na vranë dhe masakruan, tash duhet të mësohemi dhe të kuptojmë njëher e përgjithmonë se e kemi shtetin dhe zyrtarët tanë policor.Kjo anomali, duhet të ndryshohet dhe shteti të zhvillohet.

Sikur policët në Kosovë, d’ot flisnin në gjuhën serbe, jam plotësishtë i bindur se s’do i kishit ofenduar dhe aq më pak, sulmuar.Kujtoni kohën, kur vetëm dy polic kriminel serb i kanë nxjerr, jashtë shtëpive një fshat të tërë.
Kujtoni dhe mos harroni!

Mosrespektimi i uniformës është e njejtë si shkelja, mbi dëshmorët.

Shkruan: Petrit DIBRANI

Leave a Reply