Prizreni strehë e militantëve dhe nepotistëve të pastrehë

0
619

Prizreni është shëndrruar në strehim të balave të qyteteve tjera, dhe ne Prizrenast duhet t’ia tregojm vendin secilit!

Abdyl Frashëri, thoshte “Qëllimi i Kuvendit të Prizrenit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirtë, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.

Duke adoptuar këtë thënje epike në nivele akademike moderne, ne Prizrenast nuk do të lejojmë ndryshim të traditës dhe deportimin e atyre që nuk gjetën rehati në shtëpit e tyre që përmes politikave dhe nepotizmit vijnë pa asnjë meritë dhe duke mundësuar argate të interesave të ngushta ndonëse provojnë të i strehojnë përmes direktivave persona nga qytetet tjera dhe shkelin mbi intelektin prizrenas.

Me theks të veçant, Universiteti Publik i Prizrenit është shëndrruar në Universitet i Pazareve, ngase të gjitha partit politike kanë rehatuar militant (Pdk, Ldk, Vv, Aak, Nisma, etj) nga qytetet dhe rajonet tjera. Andaj, me këtë rast [kam qenë, jam dhe do të mbes lokalist] për Intelektualizmin Prizrenas.
Më duhet të potencoj faktin publikisht se me forcat intelektuale (pa asnjë ndikim) jam angazhuar të punoj me honorar në Universitet të Prizrenit dhe kësisoji do të vazhdoj të jem!

Spastrimin e pseudointelektualeve e kam target jetik qysh s’i student (2010-2014) dhe do e vazhdojë me vullnet personal dhe të Prizrenasëve që e dijnë se “Kalldërëmin e intelektit prizrenas nuk mund ta largojnë ashtu siç nuk mund të largohet kalldërëmi i shadërvanit antik”!

Shkruan: Egzon QOVANAJ

Leave a Reply