Preventivë dhe ankth – pandemi

0
521

Institucioni relevant, kujdestar i shëndetit në mbarë rruzullin tokësor, specifikuar me rregulla strikte, me shtrirje edhe në vendet që nuk janë të njohura politikisht nga Institucioni tjetër relevant, merr vendime kruciale, shëndetësore mbarë Botërore.  Sipas perceptimit apo refleksivitetit në kohë, hipotetizohet, si fazë paraprijëse e Pandemisë komunikimi në masë, mbajtja në komunikim përmes strukturës hierarkike në tërë gjeografin horizontale, pasuar me vendime.

Alarmi i ndezur me një “buton” (sigurisht pas shumë analizash), ndezë mekanizmin motorik brenda sistemit apo institucioneve përgjegjëse shtetërore, mobilizim-mbrojte me të vetmen armë që ishte ndalesa fizike e personave bartës të virusit(me këtë dhe vetë virusin), nga një lokacion në tjetër, por edhe nga një shtet më tjetër, gjerë te e ashtuquajtura Karantinë.

Matematika ndryshoi në rastin konkret, nga ekuacionit zbriti tek numrat themelor-individ, pjesë përbërëse e shoqërisë. Masat që do ndërmerreshin nga institucionet përkatëse lan përshtypje të karakterit metafizik, por jo praktik, për të mos thënë jo funksional në korrelacion me kërkesat “bio” të vetë organizmit-njeriu, si dhe paramasat tjera psiko-integruese.

Vetë energjizimi i individëve është i pa mundur pa përgatitje  psikike (homeostaza, proces substancial për funksionalizim të sistemeve serike në organizëm), apo subkoordinim e sistemeve vertikale në organizëm siç është sistemi nervor qendror dhe horizontale sisteme tjera relevante, autonom-vegjetative.

Ndryshime në marrje dhe dhënie të koordinatave në qarkun e mbyllur të organizmit, prish bioritmin ditor, me ҫ’rast, prishet ritmi i funksionimit normal i sistemeve me potencë neuro-hormonale. Nëse një “luftë” e shpërfaqur tash më brenda organizmi eksciton qendra të vendosjes duke dhanë sinjale me automatizëm, panik dhe ankth, përkthyer frikë.

Refleksione, kundërthënie brenda sistemi imunitar, në rastin e apostrofuar, nuk ka target, nuk ka ndonjë agresion apo antigjen që ka atakuar, përveç “antigjenit” fiktiv-Pandemi(deri në moment të infektimit, nëse ndodh). Mobilizim shterp edhe më keçë, çrregullim ritmi me predispozicion të uljes imunitare, pra hipotetikisht nënkupton hapje rruge mikroorganizmave oportun të cilët deri në këtë “kohë” nuk paraqesin rrezik. Gjithnjë mendohet-hipotetizohet në refleksivitetin e krijuar pas shpalljes apo alarmit të emërtuar Pandemi, pra, fjala është për ndryshim psikologjik (njeriu-qenje subjektive), brenda sekondash, nga momenti aprovimit-alarmimit deri te arritja informacionit te marrësi(miliarda njerëz), tashmë individualisht, për çdo kokë formësohet auto-reaksioni sipas aureolës psikologjike të individit, apo mentaliteti shoqëror.

Pandemia si nocion për shumë individ po bëhet sindrom nënshtrimi, me raste, fatkeqësisht para-dorzim, para prekjes virusale, gjendje defraktuese apo destabilizimi metabolik i individëve, sidomos te ata me sëmundje shoqëruese, të tillë ka shumë.

Fakt, ata që dihen dhe shumë e më shumë për ata që kanë dhe nuk i dinë sëmundjet që e shoqërojnë apo na shoqërojnë deri në momentin e shpërfaqjes së tyre, në moment infektimi-inkubimi-simptoma, trajtimi, identifikimi të dy apo trefishtë sëmundjesh tjera gjatë trajtimit, është ngurtësim apo errësim qoftë edhe në mes të ditës.

Pyetje retorike, a do të ishte situatë e njëjtë nëse nuk do shpallej Pandemi, a do ishte ky presion(shpesh qarkullojnë informata nga më të ndryshme, po ashtu leximi i tyre sipas nivelit perceptimit, komentimi dhe mesazhet viza vijë, ngufasin para kapjes virusale), ndonëse në situata normale i domosdoshëm, por në rastin kur njerëzit janë po thuajse t’pa shpresë, nuk ka alternativë shërimi (izolim apo preventivë që tani shumica e din, por jo 100% mbrojtje), posaçërisht krahasimet në vite apo shekuj me fatalitet…! E natyrshme, mesazhet shtytëse duhet nisur në drejtim të sektorëve përkatës të cilët merren me hulumtime dhe preventivë të shëndetit publik, por jo edhe te qytetaret të cilët nuk kanë asgjë para vetes përpos ndjenjës dhe vetë sakrificës.

Po, Pandemi(…edhe pse jem në një kohë të dytë, pas vendimmarrjes, por shkrimi është në natyrën e reflektivitetit), pasi të jenë trajtuar në aspekt edukativo-social qytetar pa dallim moshe, gjinie(për aq sa lejon koha dhe mundësi për të pranuar ndryshimin e perceptimit, që për moment duket apokaliptik), pra vetëdijesimi i rritur, shkallë e mobilitetit të organizmit (zhuritet strukturor imunobiologjik, që mundtë kuptohet edhe si imunizim në masë), konformë gripozave apo virozëve, pse jo edhe në rastin konkret, kundrejt Covid 19.

Vaksina është rruga më e shkurt-imagjinare, por po ndodh e kundërta, rrugë që për moment është si poema Mjerimit-Migjenit “Kafshatë që s’kapërdihet është orë vëlla Mjerimi, Kafshatë që të mbetet në fyt dhe të zë trishtimi”, pritje venitëse, shpresë mbytëse ”inshalla shpëtojmë!

Çdo shoqëri përbëhet nga tre grupe njerëzish, Idiot, Normal(shumica) dhe Gjeni, varësisht nga shkalla e inteligjencës, një prof. i psikologjisë na thoshte, më së vështiri e kanë grupi i dytë, ata mundohen me gjetur zgjidhje, por vuajtjet dhe përgjegjësit janë pakrahasimisht të mëdha.

Sot jem në të ashtuquajturën bota kibernetikës, informatat rrjedhin pothuajse me shpejtësinë e dritës, pa marr parasysh se sa janë të përgatitur marrësit  e këtij alarmi, gjë që me automatizëm krijohet hipoteza-fobi drithëruese edhe brenda familje si, prindi e shikon fëmiun e vetë si rrezik, po ashtu, fëmiu-prindin, mbase tolerance është në favor të parit ( të vegjlit duken si të priveligjuar  kundrejt virusi C-19), por gjithsesi kodi moral, nuk dua të jem shkaktar i bartjes infeksionit, sidomos pas shushurimave-probleme shoqërues më të moshuarit “mund të vdes, sepse ka sëmundje shoqëruese-anësore”, fenomen ndërdijësues-autopërgjegjësi që pak është ushqyer më parë…!

Të gjithë ne kalojmë nga një moshë në tjetrën, (amerikanet thonë sa i vjetër je, edhe fëmiu që mbush një vit e tutje), andaj ky refren, vdiq se ka pasur sëmundje tjera-shoqëruese mund të jetë lehtësues për grupe të caktuara (të tillët mund të jenë vektor të infeksionit-infektuar, apo e ndjejnë dhembjen e humbjes së të afërmit), por për ata që vuajnë apo kanë sëmundje pa marr parasysh moshën, ky pohim është tmerruese, presion 24 orësh, jo rrallë mund të agravon me reaksion fatal. Të shpëtuar përllogariten vetëm ata të cilët e kalojnë atakimin nga ky virus(si dhe ata që kujdesshëm mbrohen ose e kalojnë pa simptoma), që është shëndrruar në tmerr dhe sherr për milioni-miliarda qytetar. Kalimi i kohës, apo bashkëjetesa me virus Covid po tingëllon më i pranuar se sa vetë termi Pandemi, si duket kundërthënia në mes tyre po rritet me rritjen e numrit viktimave

Kosova gëzon një farë “privilegje” sa i përket moshës mesatare, si grup më rrezistent kundrejt këtij virusi (patjetër respekt dhe përkushtim ndaj grupmoshave tjera), në korrelacion me vendet tjera në rajon, ndonëse shkalla e jetëgjatësisë len për të dëshiruar, si duket edhe këtu diçka nuk funksionon…!

. Masat e ndërmarrura në shumë vende duke përfshirë edhe vendin tonë, qoftë në aspekt preventive-parandalimi apo menaxhimi të të infektuarve, janë të karakterit protokollar duke respektuar hierarkinë institucionale, parësisht institucioni që shpallë gjendjen Pandemie. Gjendja vazhdon, pandemi globale, edhe më keqe, parashikimi i disa alo “Nastradamusëve” se do të rishfaqet në Vjeshtë, apo iluzione të iluzionistëve, sërish lind pyetje, po pasi po e din se do ketë sërish valë të infektuarish, pse këta nuk merren me hulumtime për gjetjen e preparatit që do qetësonte një herë e mirë shpirtrat e trazuar, sidomos nga parashikues. Pohime të kësaj natyre vetëm vështërsojnë besimin ҫiltërosh, ose rrit mos besim me kalimin e kohës, për të filluar, besuar në të paqena, si në raste kur thuhet nuk ka virus, pse bartni maska e shumë paragjykime, unë e kalova virusin (pa asnjë analizë që vërteton infektimin), deri te zërat se unë e shëroj apo kaq raste mund të humbin jetën!

.Ç’tensionimi psikik, rivitalizon gjendjen në organizëm, lidh fije pozitive duke rritur besimin, qendrushmërin , qoftë edhe kundër virusi Covid 19, kështu që besimi-bindja dhe mendimi pozitiv rrënon kundërthënie sa do deprimuese të duken(pandeminë Vjeshtë, apo valë e re infeksionesh), atëherë çelësi është në ne, ndërdija eksitohet nëse jem koshient…!

Mendja e shëndosh, ushqen shëndetshëm qelizat trupore, ajo kujdestaron në të gjitha proceset, frymim, ushqim, lëvizje, komunikim, emocion, ajo mbron etnikumin e vetë, vetveten…!

                                                  Kujdes…!

                           “…distancë, maska dhe higjienë”

Shkruan: Naser BRESA

Leave a Reply