Premtimet e Qeverisë Kurti dhe pritjet e qytetarëve!

0
83

Që në ditën e parë të qeverisjes, mediat servile filluan t’i thurin lavde kryeministrit të ri, thuajse Albin Kurti ka qeverisur një dekadë me vendin, apo sikur na i zgjidhi të gjitha problemet e akumuluara ndër vite e dekada.
Në këtë fazë të tranzicionit dhe konsolidimit të qeverisë, mediat nuk duhet lavduar dhe as gjykuar shumë punën e qeveritarëve të rinjë, por duhet mbajtur nën vëzhgim sjeĺjet dhe veprimet e tyre, se a janë konformë ligjeve dhe kushtetutës së vendit.
Në vazhdimësi mediat duhet të vëzhgojnë veprimet e kryeministrit dhe kabinetit qeveriatrë, kryeparlamentares dhe stafit të saj, se a janë në përputhje me protokolin e shtetit dhe në raport me respektimin e institucioneve të shtetit, pa i anashkaluar as veprimet e presidentit.

Dita e parë, shpërfaqje e ndjenjave shpirtërore

Partnerët e koalicionit qeverisës paralelisht akomodimit në zyrat e tyre, në prapaskenë janë duke e zhvilluar një garë për vendosjen e simboleve dhe fotografive të liderëve partiak si dhe flamujve që personifikojnë ideologjitë dhe bindjet personale të tyre.
Fundja, ngjitje-heqjet  e fotografive dhe flamujve nuk janë sinjal i mirë i avancimit demokratik. Përveq që paraqesin mungesë të kulturës shtetndërtuese, shpërfaqin ambiciet për kapjen dhe uzurpimin e shtetit, ngjashëm sikurse pushtetarët paraprak.
Paraqitja e parë e kryeministrit dhe kryeparlamentares lënë shumë për të dëshiruar….
Dita e parë e kryeministrit filloi me homazhe tek busti Zahir Pajazitit dhe vazhdoi në Prekaz, pa ndaluar fare tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe tek varri ministrit të parë të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi. E mbase, shkaku i këtyre dy të fundit, Albin Kurti e sakrifikoi edhe simbolin e qëndreses, mentorin e tij politik Adem Demaçi.
Për dallim nga kryeministri Kurti, kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe ministrave të LDK-së, dita e parë e punës iu kaloj me zhvendosjen dhe vendosjen e fotografive si dhe rregullimit të flamujve në zyrat e tyre, pa ju ra fare ndërmend për një vizitë kortezie të përbashkët tek varri i presidentit historik.
Siq shihet qartë, kryeparlamentarja dhe ministrat e LDK-së më shumë kanë qenë të përkushtuar për rreguĺlimin kolltuqeve sesa të vizitojnë varrin e “idolit”, duke e dëshmuar me këtë rast dashurinë e pakufishme që kanë për karrige, ndërsa dashurinë dhe respektin ndaj presidentit e dëshmojnë sa herë që kanë nevojë për votat e elektoratit rugovian.
Vizitat zyrtare të kryeministrit dhe kryeparlamentares së re duhet të jenë gjithpërfshirëvse duhet të jenë konformë ligjeve dhe kushtetutës së vendit, e jo sipas bindjeve ideologjike apo inspirimeve partiake.

Vijnë në pushtet me premtime, largohen me dështime

Në Kosovën e pas luftës, të gjitha qeveritë dhe kryeministrat kanë ardhur në pushtet me premtime megalomane dhe janë larguar me deshtime të medha.
Ulësja e kryeministrit është sikurse puna e shtratit. Në të njëjtin shtrat mund të flejnë shumë njererëz, por asnjëri prej tyre nuk i kanë ëndërrat e njëjta.
Megjithatë, e përbashkëta e ëndërrave në “shtratin qeveritarë” është se, të gjithë ëndërrojnë si të bëhen të pasur e të gjithpushtetshëm, dhe sa më gjatë që flenë në atë shtrat bëhen më egoist në ëndërrimet e tyre.
Në këtë fillim të punës së Qeverisë Kurti nuk duhet paragjykuar shumë as për të mirë dhe as për të keq, edhe pse premtimet e kryeministrit Kurti i tejkalojnë pritjet e qytetarëve dhe mundësitë realizuese.
Por na mbetet të presim 100 ditëshin e parë për të dhënë vleresimet dhe gjykimet tona.
Por është një temë e ngutshme me të cilën do të përballet Qeveria Kurti në ditët dhe javët në vazhdim. Është kjo tema e dialogut me Sebinë, nga e cila do të varet shumë e ardhmja e kësaj qeverie dhe e Albin Kurtit si kryeministër në veçanti.
Sikurse kryeministrave paraprak, edhe Albin Kurtit, dialogu me Serbinë do t’i merrë më shumë kohë dhe mund sesa që ai e mendon.

Karroca qeveritare me dy zgjedha

Vështirësi shtesë në qeverisjen e Albin Kurtit do të jetëbashkëdyzimi jo natyral i dy koncepteve ideologjike, i dy shkollave politike diametralisht të kundërta.
Karroca e qeverisë të cilën e drejton Albin Kurti, është e ngarkuar me 1001 probleme, dhe do të tërhiqet nga 6 forca të LVV-së që ngrehin në drejtimin e  majtë dhe  6 forca tjera të LDK-së që ngrehin në drejtimin e djathtë, e penguar në vahdimësi nga 2 forca të Listes Serbe që e frenojnë karrocen dhe 1 force jo shqiptare që është e gatshme ta braktisë karrocen  në rast të rrokullisjes në anën e majtë apo të djathtë.
Për drejtimin e karrocës me kahe të kundërta të lëvizjes, nuk mjafton vetëm profecia, kërkohet shkathtësi dhe përvojë menagjuese, për të evituar rrokullisjen nga pengesat përgjatë rrugëtimit.
Sesa gjatë do të udhëtojë karroca e Qeverisë Kurti, varet nga frytet e dialogut me Serbinë, rezultatet në luftën e premtuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e shumë më pak nga aspektet tjera zhvillimore që duhej të ishin prioritet i kësaj qeverie, për shkak se Qeveria Kurti do të përballet me krime të mëdha politike, ekonomike, arsimore, shëndetësore, ekologjike e kulturore, pra me krim dhe korrupsion në të gjitha segmentet e jetës në Kosovë.
Pavarësisht dëshirës dhe vullnetit politik për arritjen e rezultateve në fushën e drejtësisë, barometri matës i sukseseve të Albin Kurtit është përmbushja e premtimeve elektorale për “kthimin e Elezit dhe burgosjen e Lumezit” apo “burgosjen e Hashim Thaçit”, tema këto për të cilat Albin Kurtit nuk po i pëlqen të flas  marrjes së postit të kryeministrit!
Kjo është shprehje figurative e një vargu të gjatë të premtimeve elektorale dhe atyre nga programi qeverisës, për të cilat Albin Kurti ka hyrë në obligime të mëdha para qytetarëve të vendit.
Pritet që Albin Kurti të qeverisë ndryshe me vendin nga partitë që kanë pasur pushtetin deri më tani, por nuk po pritet që ai t’i përmbush as për së afërmi premtimet e veta dhe pritjet e qytetarëve per shkak të kapjes së tmerrshme të segmenteve të caktuara të institucioneve shtetërore nga militant partiak të ish partive në pushtet.

Shkruan: Florim ZEQA

Leave a Reply