Politikanët, të paprekur jo vetëm nga Ligji, por edhe nga vërshimet…!

0
448

Athua pse?

Pse s’janë të prekur nga Ligji, e dimë të gjithë, por tani të paprekur edhe nga vërshimet.Picaroshët politikan, bishtatundës jetojnë në shtëpi luksoze, nga paraja e popullit.

Të gjitha mediumet botërore, e kanë paraqitur asfalltin e shkatërruar nga vërshimet, këta mujshar, prepotent të vetquajtur politikan;
Nuk e kanë ndërtuar Kosovën.Këta e kanë vjedhur paranë publike dhe jetojnë në shtëpi luksoze nga paratë tona, kuptoni o popull….Ç’farë bëni, disa nga ju qytetar të Republikës?…Shaheni me njëri tjetrin në portale dhe mundoheni vota të fitoni për këta mujshar, që e kanë katandisur Kosovën si mos më keq.

Kuptoni o popull, këta janë të njejtë të gjithë e duan vetëm pushtetin dhe aspak shtetin dhe qytetarët.
Këta politikan të pangopur, dallojnë vetëm nga, gënjeshtrat të cilat nuk i kanë të njejta. Të gjithë janë demagogë, të shkathët me fraza të thata dhe gjeste ekspresive.

Besoni ose jo, me këta gënjeshtarë kurrë gjendja s’do ndryshoj, këta se bëjnë dot ndryshimin, këta e bëjnë shkatrrimin.

Shkruan: Petrit DIBRANI

Leave a Reply