PO, virusi ekziston, por cilat janë paqartësitë e pandemisë?

0
154

Tendencat e stërpërsëritura për nxitje të Frikërave manipulative për Pandeminë COVID-19 që konsiderohen të tepruara dhe ekstremisht dashakeqe janë kryekput të precizuara për shigjetim drejt fokusit të vetëm:

Frikësimi gradual (strategjik) i njerëzve që tek ta të shkaktohet PandemiFobia dhe përmes MediaManisë të prodhohen dhe të manifestohen konfuzione shumëngjyrshe sakaq madje në këtë vijë gjarpërore të vihet në përdorim teorik (prediksionues-sugjestiv) në rolin e karremit çuditëror Konspiracionet që flasin për shoqëritë sekrete të cilat orkestrojnë anembanë Globit ngjarje dhe kriza privuese e kompleksive.
Nuk duhet me naivitet mbikrenarie e madhështie(kokëfortësie) ta mohojmë ekzistencën e Virusit Korona dhe të rrëzikshmërive të mundshme(faktike), ne i referohemi udhëzimeve dhe rekomandimeve shëndetësore për parandalimin e përhapjes virusale, parim i padiskutueshëm sigurisht.
Jemi të vetëdijshëm që ta mirëmbajmë kujdesin higjienik, distancën fizike dhe vendosjen e maskave si masë mbrojtëse, por po na tundon në thellësitë më të panjohura të kësaj periudhe Pandemike kureshtja e të mosnjohurës për të, në një çështje me kuptime hipotetike;

Të paktën të mirëinformohemi pse vallë shpejtimthi gjithë këto eksplozivitete lajmesh kudo me kaq flluks ?

Si mendoni janë të habitshme këto ndryshime të shpejta dhe tërësore që ndodhen që nga supozimet e një vale të dytë(ndërkaq të tjerët mohojnë se nuk ka nisur vala e dytë akoma) e deri te ideja e përhapjes së COVIDIT përmes ajrit, SHBA largohet nga OBSH, tani në vijim shqyrtimet tjera shkencore për mutacionet e mundshme të virusit Korona ?

Së fundmi u transmetuan lajmet e shumta vendore për një numër prej 200 mijë individëve të cilët mund të jenë të infektuar ose kanë qenë asimptomatik, ndikimet tjera informative në shfaqjen e frikërave, dhe pasigurisë kolegtive të shoqërisë ?

Si mendoni e vetmja mundësi na qenka frikësimi i njerëzve për besim ndaj Pandemisë për kujdes të trefishuar ?

Mos harroni se psikologjikisht gjendjet tona mentale (kognitive-proceset mendore) por edhe ato sjellore nëse disponojnë qetësi konstante ateherë nuk mund të jenë të ekspozuara ndaj pakujdesit dhe neglishencës ose mohimit primitiv ndaj situatave të rrezikshme të cilat nxisin panik si përgjigje automatike(reaguese) pa qenë në dijeni për situatën e krijuar.
Poashtu sikundër qetësia konstante e gjendjes psikoemocionale të njeriut mund të ndikoj në qartësimin e paqartësive skeptike(dyshuese) ndaj Pandemisë.

Cila alternativë ofron zgjidhje, mos ndoshta emocioni i vrullshëm që elektrizon mendime kaotike për Pandeminë ?

Konkluzion :

Supozoj se ekziston një ndërlidhje e fuqishme në mes të kanaleve të Komunikimit masiv dhe përqueshmërisë së mesazhit (emocional) në shfaqjen e PandemiFobisë nga MediaMania që ndikon në turmën e njerëzve në prodhimin e ngarkesave stresante të përditshmërisë njerëzore.

Rekomandim :

Konsiderohet i panevojshëm menakizmi i këtij fenomeni të lartëpërmendur, dhe është në të kundërt e domosdoshme(urgjente) dhe e nevojshme që të reduktohen mesazhet emocionale të situatave Pandemike në përgjithësi.

RespektoMasatParandaluese

MeQetësi #MaturiShpërfillFrikënTendencioze

VirusiEkzistonVetëdijesohuPërKujdes.

MosuKonfuzoQetësohuMendërisht.

Shkruan: Rron KASTRATI

Leave a Reply