Po i “vajtojnë” DËSHMORËT nën dhé, derisa veteranët kërkojnë lëmosh mbi dhé!

0
230

Po e filloj nga shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, këta marrin rroga e rrijnë nëpër zyret e nxehta vetëm për njoftimet e përvjetoreve e dëshmorëve të rënë, dhe mbledhjen e fondeve nga kartelat e veteranëve!

Por jo vetëm, ata vjelin fonde edhe nga qeveria qendrore dhe kuvendet komunale. Unë pyes, se ku i shpenzoni ato fonde dhe çka përfitojnë familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës nga këto zyre të shoqatave që nga tri janë në secilën komunë!

A ja vlejnë të ekzistojnë këto zyrët e shoqatave, apo duhet të shuhen e te bëhen nga një në secilen komunë?Unë, nuk di se çfarë interesi është që ti kemi nga tri-katër zyre në secilin qytet dhe çka bëjnë ata? Në raportet vjetore të tyre janë: Se sa kan shpenzuar, sa vizita në varreza kanë bërë, dhe dy-tre aktivitete tjera që lidhen rreth dëshmorëve, dhe shpenzimet të cilët i raportojnë nuk gjejnë vend ato!

Apeloj te shoqatat e dalura nga lufta, që të kenë bashkëpunim e koordinim mes vete, por që të mbetët një zyre në qendër dhe nga një zyre ndërlidhëse në secilën komunë, dhe jo secila n’krye vete e asnjëra tamam.

Për çudi, ka disa vite që asnjëra shoqat nuk merret me të drejtat e familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve, apo edhe me politika e jashtme e vendore ku për marrëveshje të dëmshme për vendin të dalin me reagimet e qëndrimet e këtyre kategorive! Por jo edhe me anime partiake, se këto anime partiake këtë shoqëri e solli këtu ku sot jemi.

Unë, jam për një shoqat të vetme dhe me aktivitete të dukshme e të prekshme për këto kategori, e jo nga tri-katër shoqata në çdo qytet edhe pa kurrfarë aktivitete apo aktivitete të njëjta.

Shkruan: Urim KRASNIQI

Leave a Reply