Peticion ndaj Komunës së Prizrenit për rikthimin e kalldrëmit

0
746

Kur punoja si gazetar i gazetës ditore “Lajm” ekskluzive, në vitin 2004 shkrova një artikull për qytetin e lashtë të Prizrenit, i prekur nga ndryshimet që po ndodhnin në këtë qytet.

Në atë kohë, udhëheqja komunale e Prizrenit kishte hequr kalldrëmin nëpër rrugët kryesore të qytetit dhe e kishte zëvendësuar me asfalt, pllaka dhe kubëza, të cilat i quanin moderne, ndërsa vetëm në disa vende kishin lënë pak kalldrëm sa për të thënë. Kjo sigurisht është bërë për përfitime të dikujt që në mënyrë direkte apo indirekte ka pasur interes material, respektivisht për ta marrë tenderin për shitjen e atyre materialeve.
Kjo është vetëdije e ulët e disa personave, të cilët vetëm për përfitim të tyre, e kanë dëmtuar imazhin e Prizrenit, duke e shndërruar atë nga një qytet i lashtë, në një qytet “modern”, i cili nuk identifikohet si i tillë. Kjo për faktin se çdo vizitor, qoftë vendor apo ndërkombëtar, vjen në Prizren për të vizituar dhe për të parë monumentet kulturore, historike e arkitektonike që dëshmojnë lashtësinë e këtij qyteti.
Shpresojmë që një praktikë e tillë të ndryshojë, dhe, ashtu sikurse në mbarë botën që kujdesen për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore të ndodh edhe tek ne dhe njëherësh të rritet vetëdija për vlerat autoktone që posedon Kosova.

Me largimin e kalldrëmit, qytetarëve të Prizrenit ju shkëput nje trashëgimi me të cilën ishin të lidhur emocionalisht. Prandaj, bëhet apel ndaj institucioneve përkatëse të Komunës së Prizrenit për rikthimin e kalldrëmit.

Shkruan: Mirsad KUTELI – Drejtor i Institutit për Opinione Strategjike

Leave a Reply