Për ju, që i fituat zgjedhjet dhe ju që një përqindje të madhe i humbët, duke injoruar dhe mos punuar!

0
401

Zbritni në Tokë, punoni dhe mos flisni për të tjerët po, qeverinë sa më parë krijojeni.

Ne qytetarët e preokupuar, me gjendjen e rënduar në vend, i’u njohim nga mos puna dhe fjalori me premtime megalomane dhe demagogjike.

Mos harroni!
Edhe ju jeni njerëz, njejtë sikur se ne qytetarët edhe pse ju, shpeshherë premtoni dhe nuk realizoni dhe prapë te ne vini dhe vota kërkoni.

REPUBLIKA!
Ka nevojë më shumë se kurrë, për njerëz të dijës, punëtorë dhe të guximshëm.

Jetën luksoze tani më e keni krijuar dhe s’keni asnjë arsye për tu ankuar!

PUNONI, se s’do t’ju lëmë të qetë, të paktën në mënyrë konstruktive do t’ju kritikojmë, që vendin tutje ta zhvillojmë.

Shkruan: Petrit DIBRANI

Leave a Reply