PDK-ja, e as LDK-ja me AAK-n, s’do mund të hyjnë në konkurrencë serioze me VV, pa një lidership dhe vizion të të ri për vendin

0
369

PDK-ja ne rast se dēshiron të lirohet nga stereotipet dhe paragjykimet, po edhe nga abuzimet dhe skandalet e (pa)ndodhura që u krijuan gjatë mandateve të saja të njëpasnjëshme qeverisese, duhet të “shkurorēzohet” ngadal por sigurt nga meritokracia e kredencialeve të luftës, ku lidershipi duke dashur shpëtoj vetën dhe klanin e tyre, e sollën buzē kompromitimit gjithë sakrificën sublime dhe të njēmendēt të luftës që e kishte bërë UÇK-ja. Për të shpëtuar faqebardhë, PDK-ja, urgjentisht duhet ta mbaj një kuvend modern, ku do tē përzgjidhte njē lider të ri me kritere dhe standarde meritokratike, e jo domosdoshmërisht edhe karizmatike! Pra, një lider praktik dhe pragmatik, që ka projekt dhe ide si me bo ndryshime të reja nē horizontin e demokracisë kosovare, sipas modelit të vlerave dhe synimeve europiane. Sepse, Nuk mundet të ndërtohet më njē shtet në shek XXI, me; njerëz, parametra, ekipe dhe standarde të shek XX? Ata e kryen misionin e vetë. Dhe është historia dhe sociologjia ajo që do i vlerësoj, si për kontribute, ashtu edhe pêr defekte e gabime eventuale.

Në këtë kontekst, këto elita politike tē periudhes së pasluftës, (që natyrisht, kanë ca merita kombëtare, por, që edhe kanë kontribu në dëmtimin e imazhit dhe subkulturës së shtetësisë kosovare) duhet të “pensionohen”, sepse as mendërisht, as profesionalisht nuk përputhën as me kërkesat e as me nevojat e kohës. Madje, s’përputhen edhe nga shkaku se kjo është dialektika e gjërave, ngjarjeve, proceseve dhe ideve të mëdha për shtetin, kombin po edhe për politiken. Ku ajo (politika) nuk është më vetë qëllim në vete, për tē realizuar qëllime dhe synime personale e grupore, po është apo shndrrohet në mjet përmes të cilës mëtohen të arrihen ca caqe të synuara kombëtare e shtetërore. Liderishi aktual i PDK-s, asesi s’guxon të mbahet peng i posteve të dhuruara nga ish lidershipi i saj qē po gjykohet aktualisht në Hagë. Ata ngadal por sigurt, duhet të lëshojnë rrugë gjeneratës së re që ka ambicie teknokrate dhe vizion të kohës.

Ndërkaq, LDK-ja e ka bë, si të themi “një intervenim ad hoc kirurgjik” të perzgjedhjes së lidershipit, por, nuk e ka qu deri në fund procesin e reformimit të partisë. As ajo me këto improvizime tē “klasifikimit dhe kualifikimit” të lidershipit, nuk arrijti ta qojë deri nē fund instalumin e; llogaridhënies, përgjegjësisē dhe transparencës. Standarde këto të vërtetuara dhe tē certifikuara mirë e më mirē me modelet europiane të qeverisjes demokratike. Edhe AAK-ja, me infrastrukturën aktuale sociale dhe ate profesionale, e edhe ate ekipore e lidershipe, në vend që të hap derën e ndryshimit formal dhe përmbajtësor, është shndrru në “parti kompani”, të cilës i mungon si vizioni, ashtu edhe idetë dhe njerëzit bashkë mënyrat e realizimit të kooptimit të saj si subjekt në trendet moderne teknokrate. Ajo dhe ca parti tjera politike që kanë mbetur ende të zhytura në moçalin e krahinarizmit dhe frymës bajraktareske, shumë lehtë mund t’u përsëritet “historia” e moskalimit të pragut, si “Nismes socialdemokrate” dhe AKR-s…

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply