Paranoja e një filozofi

0
587

Dikur na ishte një filozof që me fjalimet e tij e hipnotizonte masën dhe i bënte gjithë të besonin në atë qē ai thoshte.

Njerzit mezi s’prisnin të takoheshin me të dhe të dëgjonin fjalë dhe tregime nga goja e tij.
Ai ishte shumë gojë ëmbël!
Kur një ditë filozofi mungoi në daljen e t zakonshme, ithatarët e tij, me të drejt, filluan të merakosen për këtë gjë.
Shqetsimi filloj e rritej tek “besimtarët”, sa më shumë që shtoheshin ditët që ai mungonte pranë tyre!
Kështu, për këtë qëllim, një mik i tij i ngusht vendosi ta vizitonte në shtëpi.
Trokiti në derë, doli zonja e shpisë dhe ftoj mikun e familje brenda dhe e drejtoi në dhomën ku rrinte filozofi.
Ky si mik i afërt, iu drejtua filozofit, ku je që sa ditë pa dal e pa u pa me njerzit, jemi merakos të gjithë, por ti mirë qenke!
Jo, jo, nuk jam mirë, ia ktheu filozofi!
Po pse çka ke? Vazhdoi miku i tij.
Jam në hall, po kush nuk më beson. Bile nuk më beson as gruaj ime tani. Por, në realitet tek unë ka ndodh një gjë e tmerrshme, trupi im është transferu në kokërr misri!
Miku i familjes e kuptoi gjendjen në të cilën tani mē ndodhej filozofi dhe vendosi që t’ia sillte në shtëpi psikologun ma të mirë që ishte kohën e tyre.
Dhe kështu veproi. Pas disa seancave psikologjike më në fund filozofi u arritë të bindej se, ishte njeri e jo kokërr misri!
Kur u mendua që psikologu kreu misionin e tij, para se të ndaheshin mes vete, filozofi iu drejtua psikologut: ” falë juve i nderuar, unë më në fund u binda që jam njeri, si më parë, e jo kokërr misri, por, para se unë të dalë në rrugë, a mund të më tregon se, a e dinë këtë fakt pula?!”
P.S. kush është afër tortës hanë torte, ju të tjerët vezët.

Shkruan: Abdullah THAÇI

Leave a Reply