Para ardhjes së qeverisjes së re në Dragash!

0
626

Me bindje të plotë e them, Pushteti Lokal ofron shumë mundësi për zgjidhje të problemeve, por nuk ka program dhe resurse humane të ofruara nga partitë politike, pa ndonjë përjashtim!
Është fakt i pamohueshëm që partitë politike kanë programe tërësisht deskriptive, aspak analizë të problemeve dhe shumë pak ofrim të ideve dhe alternativave për zgjidhje të problemeve.
Në qendrat lokale, nëpër komuna, programet politike të partive janë hiq më shumë se sa fletushka të vockëla me disa premtime.
E gjithë kjo, mund të përmblidhet në dy fjali, munges interesimi për programe të mirëfillta, si dhe mungesë të resurseve humane për të hartuar programe të mirëfillta.
Nuk është e rëndësishme se cili do të jetë kryetari i ri i Dragashit, Shaban Shabani, apo Bexhet Xheladini, sa janë me rëndësi zgjidhjet që ofrohen nga këta kandidat, nga partitë e tyre dhe kuadrot që do të marrin përgjegjësi në katërvjeqarin e ardhshëm.
Lista e problemeve është mjaft e gjatë, dhe kërkon analizë të mirëfilltë, si dhe kuadër të duhur profesional.

  • Ndër problemet thelbësore vazhdon të mbetet cilësia në arsim, dhe ikja e vazhdueshme e nxënsëve të shkollimit të mesëm. Çështje që duhet trajtuar seriozisht dhe me mjaftë urgjencë.
  • Problem tjetër serioz, është ofrimi i shërbimeve shëndetësore. Ambulantat nuk i kryejnë as analizat më thelbësore, për të cilat duhet të udhëtohet deri në Dragash ose të shkohet në Prizren, (rast që e pata vet para një jave).
  • Uji dhe kanalizimi, mbetën çështje me të cilat do të merret edhe qeverisja e ardshme katërvjeqare.
  • Zhvillimi ekonomik dhe papunësia, do të vazhdojnë të jenë sfidat kryesore edhe gjatë këtij mandati, e që vështirë do të gjejnë zgjidhje.
    Këto janë vetëm disa nga lista e problemeve që presin zgjidhje nga qeverisja e re.
    Nga “programet” që janë paraqitur nga kandidatët gjatë fushatës zgjedhore, për shumë probleme nuk kam shpres se do të ofrohen zgjidhje.
    Cilido nga kandidatët, që do të jetë Kryetar i ardhshëm i Dragashit, i UROJ suksese në detyrën e vështirë që do të marr.

Shkruan: Fatmir HALILI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply