Padrejtësitë lidhur me pagat jubilare dhe shujtat e mësimdhënësve nga Gjykata Supreme

0
356

Në cilësi te përfaqesuesit si avokat duke pasur autorizimin, për disa nga shkollat në komunën e Prizrenit për realizimin e shujtave dhe pagave jubilare, ju njoftojm se pagat jubilare dhe shujtat për mesimdhënesit ne qytetin e Prizrenit dhe qytetet tjera, tani e tutje do të procedohen dhe zgjidhen me anë të padise nepermjet gjykates, e jo si kur meparë që kjo zgjidhej nga ana e përmbaruesve privat.

Pra kjo si shkak nga një vendim/qendrim i Gjykates Supreme te Kosoves, e cila padrejtësisht pa bërë konsultimin me palët tjera gjegjesisht ndërmjet komunitetit te juristëve, sindikaten e arsimit, dhe pa e analizuar mire qeshtjen per t’a gjetur mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë, per realizimin e pagave jubilare dhe shujtave për mesimdhënësit qështja si kjo tani me qendrimin e Gjykatës Supreme është vendosur që ajo të kthehet me gjykat, nëpermjet padive të parashtruara nga ana e mësimdhënesve në gjykatat, dhe si rrjedhoje edhe taksave te cilat tani do duhej të paguhej, dhe vonesava që mund të pritet tani e tutje.

Duke ditur se Gjykata Supreme, me këtë qendrim, ka krijuar pengesa dhe zvaritje të procedurës për nxjerjen e pagave jubilare dhe shujtave për mesimdhenesit, do te i ceki disa nga faktet për ta pohuar këtë, kështu ; fillimisht me rastin e procedimeve të padive për realizmin e pagave jubilare dhe shujtave, duhet ditur që gjykata e Prizrenit është e ngarkuar me shumë lende tjera, arsye tjetër është se për lëndët që do të zgjidhen nëpermjet gjykatave do te kete poashtu vonesa dhe pritje per te ardhur lenda në shqyrtim, per gjykimin e qështjeve ka fare pak gjyqetar qe do të i zgjedhin këto lëndë, po ashtu do te paguhet taksë gjyqësore e jo qe si mëpare, kur qështja deri sa ishte tek   permbaruesit privat nuk paguhej taksë, pra gjitha këto do te jenë shkaktar që do të ndikojn që pagat jubilare dhe shujtat të mos realizohen në kohë dhe në afat te arsyeshëm

Por pavarësisht që Gjykata Supreme ka marur një qendrim të tillë arbitrar dhe të kunderligjshëm në dëm te mesimdhenësve për realizmin e pagave dhe shujtave, komuniteti i avokatëve kanë apeluar/ankuar kete qëndrim të Gjykatës Supreme në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, per te kontestuar ligjshmërin e vendimit të padrejtë të Gjykates Supreme, dhe nga kjo kemi shumë shpresa se Gjykata Kushtetuese do mer një qendrim të drejte për ta ANULUAR vendimin/qendrimin e Gjykatës Supreme, dhe qështja te kthehet ashtu si mëpare tek permbaruesit privat, per nxjerjen dhe realizimin e pagave dhe shujtave për mesimdhenësit

Ne avokatet Gjini, solidarizohemi dhe i kuptojm shqetësimet e mësimdhënevse për vonesat dhe ndryshimet si këto që janë bërë, që aspak nuk shkojn në favor të mësimdhensve, por me këtë reagim ne dëshirojm t’a tregojm gjendjen reale, se si në të vërtetë është ajo, me qëllim që të mos krijohet amulli, dyshim, dhe të mos tentohet të bëhet propagandë në drejtim të avokatëve nga individ për qellime te ndryshme të caktuara.

Vlen të kuptohet se pagat dhe shujtat jubilare te vitit 2018/2019 pavarësisht se për këto pritet që të vendos Gjykata Kushtetuese ato do të procedohen ne gjykatë, dhe do jemi në pritje të caktimit te tyre.Në parim normalisht qe ne duhet ta presim verdiktin final të Gjykatës Kushtetuese të Republikes së Kosovës, andaj kemi shumë shprese se vendimi i Gjykatës Supreme, për pagat jubilare dhe shujtat do te anulohet, dhe qështja do të regullohet si meparë nga ana e permbaruesve privat, sepse me përmbarues

gjyqesore do të mund qe mesimdhenesit te i realizojne pagat dhe shujtat e tyre ne kohe të arsyeshme.

Shkruan: Gent GJINI – Avokat

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply