Nuk ka forcë në botë që e lakon Çelikun

0
772

Një prej shumë arsyeve që unë jam pjesë e Nismës Socialdemokrate është pikërisht Fatmir Limaj, dhe asnjëherë të vetme nuk jam penduar që jam rreshtuar përkrahë tij.

E keni quajtur “hajn” e “kryehajn” madje keni shkuar aq larg saqë i keni thënë edhe “kriminel”, edhe pse ai në të vërtetë është HERO i të gjithëve, edhe i juaji, vetëm se ju nuk mund ta pranoni një gjë të tillë, jo se nuk mundeni, por nuk guxoni!
Besoni ose jo, mua më vinte turp për fjalorin tuaj, sepse i tillë jam unë, të tillë janë gjithë ata që janë të rreshtuar përkrahë Çelikut, të edukuar dhe shumë të kujdes’shëm në secilën fjalë të tyre!

Ne nuk u morëm me ju, jo se nuk kemi guxuar, por natyrisht nuk kemi dashur të debatojmë me injorantë të cilët nuk shohin më largë sesa hunda e tyre! Andaj kemi zgjedhur këtë rrugë, kemi vendosur të flasim me ju mbi gjuhën argumentuese, dhe për secilën shpifje tuajën të përgjigjemi me një vendim Gjykate.

Ne i publikuam gjitha proceset Gjyqësore nëpër të cilat ka kaluar Fatmir Limaj, nga ato të luftës e deri tek ato spektakolaret për “korrupsion” të cilat ju ende edhe sot i shihni në ëndërr! Dhe përfundimi: I PAFAJSHËM! Në secilin rast dhe në të gjitha pikat e aktakuzës. Natyrisht, dikujt i ka konvenuar linçimi i Fatmir Limajt, por kanë harruar se: Nuk ka forcë në botë që e lakon ÇELIKUN.

Çdo ditë e kemi publikuar nga një vendim të çdo procesi Gjyqësorë të Fatmir Limajt, dhe si pëfundim ne kemi një vendim unanim të 16 Gjyqtarëve ndërkombëtarë, dhe 17 Gjyqtarëve vendorë, që dëshmon pafajësinë e Limajt. Pra ne e dëshmuam se Fatmir Limaj është politikani i vetëm në Kosovë me të kaluar të pastër si loti, për të mos thënë edhe më i pastër se ai! Tani po presim nga ju, a mund të na dëshmoni se edhe ju jeni të pafajshëm dhe nuk jeni … ?! Natyrisht që jo!

Për fund, ju përshëndes me këtë thënie nga Fatmir Limaj!

Kurrë skeni gjetë as kurrë nuk keni me gjetë diçka kundër meje sepse nuk ka asnjë keqpërdorim nga ana ime.

#FatmirLimajÇeliku.

Shkruan: Erzen MUSLIU

Leave a Reply