Njeriu sprovohet me shumë sfida në jetë, njëra ndër to është edhe aftësia e kufizuar

0
463

Të jetosh me pengesa fizike pa dyshim se është një vështirësi e madhe , sidomos në Kosovë kur të mohohën shumë të drejta.

Prej pas luftës kanë punuar shumë për aftësinë e kufizuar, mirëpo s’është arritur deri në fazën ku plotësohen kushtët për PAK .
Është realizuar projekti për gjithëpërfshirjën e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkolla të rregullta, por në shumicë të shkollave mungojnë mësuesit mbështetës, ka disa shkolla ku mungon edhe çasja për fëmijët tanë.

Është miratuar Ligji për para dhe tetra plegjikë, edhe ky ligj në një far forme është diskriminues . Po i diskriminon kategoritë e PAK ky ligj është dashur të jetë gjithpërfshirës. Po vet ky ligj po ju mohon të drejtën e penzionit edhe personave me diagnozën Paraplegia dhe për këtë kemi antar nga HANDIKOS PRIZREN ku ju ka mohu e drejta e penzionit. Çfarë të themi pra për ata njerëz që miratuan këtë ligj ? !
Ligji për zhdoganim të automjetëve , edhe ky është diskriminues ndaj kategorive të PAK, sepse ku t’i lemë ata përcjellës që kanë nevojë t’i vozisin përsonat me aftësi të kufizuar që s’mund të vozisin?
Në Kosovën tonë ka shumë vullnet për punë, po shpesh herë kjo punë po fillon e mbetet në gjysëm.

Shumë përsona me aftësi të kufizuar kanë shumë vullnet për punë , por atyre ju duhet përkrahja, andaj i lus institucionet të mos na marrin në punë vetëm në muajin tetor , muajin e mundësive. Po të na gjejnë punë të përhershme.
I lus të gjithë shoqërinë të mos na shiqojnë me mëshirë, por të na pranojnë në shoqëri ashtu si të gjithë të tjerët .
Ne jemi forca e vetëvetës dhe gjithmonë do të ecim përpara. Ne kemi vetëm nevojë për mbështetje.

Ecim përpara …….

Shkruan: Merita SHALADrejtoreshë e HANDIKOS në Prizren

Leave a Reply