Nëse e doni shtetin, ejani kontribuojmë të gjithë së bashku

0
85

Ditëve të fundit është renduar tej mase gjendja e shtetit tonë si rezultat i Pandemisë COVID 19, dhe si gjithmonë në shtetin tim “ANKESA” e të gjithëve mbetet mekanizëm i vazhdueshme pa folur për zgjidhjen.

Për të gjithë ju në sektorin publik duke filluar nga Ministra, Deputet, Kryeministër e zv. Ministra, Profesor Universitar, punëtor të arsimit e të Komunave por edhe ju veteran të UÇK-së të cilët përfitoni nga shteti e kam një propozim: EJA HYJMË NË VETIZOLIM PËR 14 DITË DHE GJITHASHTU PAGËN TË CILËN E MARRIM JA DHUROJMË SHTETIT NË MËNYRË QË TË NDIHMOHEN KATEGORITË QË JANË MË TË NEVOJSHME DHE DALIM NGA KRIZA. Nëse NE me familjet tona hyjmë në vetizolim ( kjo nuk do thotë se jemi të infektuar) i bjen që gjysma e familjeve në Kosove të qëndrojnë për 14 Ditë mbyllur që ta mundim virusin.

Pagat tona lë të shkojnë për shëndetësinë, policinë, ata që kanë nevojë dhe nëse llogarisim së diku në sektorin publik marrin rroga mbi 400 mijë veta me një rrogë mesatare 250 euro i bjen që në i ndihmojmë shtetin diku rreth 100 milion ne muaj dhe po të shkojnë këto për shëndetësi dhe ata që kanë nevojë besoj se brenda një muaji do ta mposhtim virusin.

Pra, është e lehtë të kundërshtohet e të flitet, por shteti në të cilën jetojmë nuk është as i Albin Kurtit, as i Avdullah Hotit, as i Armend Zemajt e Arben Vitise por e të gjithë qytetareve pa dallim. Kontributi jonë për shtetin dhe në luftën kundër Pandemisë është kontribut që e lehtëson dhe e ndihmon vet shtetin për të cilën me gojën plot themi se kemi luftuar.

Në kohen moderne lufta përmes tytës së pushkës është e kaluar, dhe tanimë duhet të luftojmë me kontributin tonë qoftë edhe duke bërë sakrifica financiare dhe të lëvizjes tonë për të ndihmuar shtetin. Të gjithë bashkë, sa shkruajmë dhe flasim është mire që në mënyre të organizuar ta ndihmojmë shtetin. Pandemia e ka përfshire tërë boten, dhe Kosova nuk është imune ndaj saj, prandaj e kemi obligim si qytetar të këtij vendi ta ndihmojmë Kosovën tonë.

Personalisht më dëshirën me të madhe e jap rrogën e Veteranit shtetit tim dhe vetizolohem për dy javë se bashku me familje ( edhe pse nuk jemi të infektuar) vetëm e vetëm që ta ndihmojmë luftën kundër pandemisë.

Shkruan: Fitim GASHI

Leave a Reply