Në Prizren e tërë Kosova shikohet në pasqyrë

0
575

Hyri në Shtëpinë e Bardhë, i ra bririt dhe na e nxori gjumin nga ëndrrat.
Kur u zgjuam, pamë se kishim qenë buzë shkatërrimit.
Na thuhej se po lulëzonim, e lulet na thaheshin saksive të varura shtyllave.
Djallëzisht na merrej flaka e urrejtjes nga zemrat tona dhe na përplasej fytyrës.
Na jepej fjala dhe kurrë më nuk e shihnim të na kthehej as edhe në arkivol.
Kishim dhimbjet tona gjithkund nëpër trup dhe vetëm tash së voni e kuptuam se fajin e kishte gishti i mbledhur me qelb dhe se ku prekte gishti i mbledhur me qelb na dukej se kishim dhimbje kudo.
Dhimbjet i kishim të shumëfishta: psikike, ekonomike, sociale por edhe dhimbje kulturore, dhimbje që po i ndiejmë ende nëpër trupat tanë, por jo për shkak të gishtit të mbledhur qelb, por për shkak të mungesës së drejtësisë që na përcillte në çdo hap edhe me kërcënime nga më të ndryshme.
Po mundohet të vë çdo gjë në vendin e vet dhe ne po e shohim, po e ndiejmë. Thellë në heshtje, të gjithë e pranojnë këtë pa përjashtim, por thjesht nuk i lë inati ta thonë troç, dhe le të mos e thonë, të pandershmit të mos bëjnë më ndere për të tjerët por të ndërgjegjësohen.
Solidaritetin dhe shpirtbardhësinë e këtij qyteti u munduan ta tjetërsojnë ta rivlerësojnë, ta riemërtojnë, ta rikonceptojnë, por Prizreni është unik, si në përmbajtje ashtu edhe në formë.
E edhe këtë formë u munduan t’ia prishin ta plagosin, ta mbysin.
Prizreni do të bëhet qytet për jetë moderne, me ekonomi dhe potencial të madh, sepse është i ndërtuar në themelet e ekzistencës së lashtë, sepse i paraprin një diversitetit etnik, kulturor e shumëgjuhësor. Në këtë qytet ende ekziston harmonia e bashkëjetesës, e cila, për t’u sunduar më lehtë, edhe kjo fije e hollë e traditës, për pak sa nuk u këput.
Ky vend do të bëhet. Këtë vend do ta bëjmë. Prizreni e ka njeriun më me integritet, njeriun më parimor dhe të besatuar për ta bërë, sepse në Prizren e tërë Kosova shikohet në pasqyrë. Që të bëhet kjo, së pari duhet t’i besojmë këtij realiteti.

VVazhdojmë

meMytën +4

Shkruan: Mimoza BUSHRANI – Kandidate e LVV-së për Asamblenë Komunale në Prizren

Leave a Reply