Mytën e duan qytetarët, ndërsa ata e duan hajninë!

0
944

Janë bashkuar ata që në të vërtetë kurrë nuk kanë qenë të ndarë. Ata që nuk e duan njëri-tjetrin, por e duan hajninë.

Hajnia i bashkon, interesat personale i ndajnë. Sa herë që kanë ndonjë mosmarrëveshje e rrisin sasinë e korrupsionit. Prandaj, edhe janë kaq të acaruar dhe të etur për pushtet. Pushtetin e kanë qëllim. Janë të obsesionuar pas pushtetit. Shumë ka humbur Prizreni dhe Kosova duke e duruar PAN hajninë, në qeverisje për 20 vite.

Lëvizja në Prizren është më e fuqishme se asnjëherë më parë. Ata janë bërë bashkë me njëri-tjetrin, kundër Lëvizjes. Lëvizja është bërë bashkë me qytetarët, kundër hajnisë së tyre. Prandaj, qytetarët e Prizrenit e kanë ndarë mendjen që ta mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Mytaher Haskukën.

S’ka kohë për të humbur e durim për të pritur, sepse katër vite janë shumë të gjata për t’i duruar keqpërdoruesit e PAN.
S’ka kthim prapa!

Shkruan: Leutrim FLUGAJ

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply