Muaj i ndërgjegjësimit për problemet e shëndetit mendor

0
1099

Muaji maj, njihet si muaj i ndërgjegjësimit për probleme të shëndetit mendor, i cili filloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe daton që nga viti 1949, është inicuar nga organizata e Shëndetit Mendor Amerika që atëherë njihej si Shoqata Kombëtare e Shëndetit Mendor. Shoqata me bashkëpuntorët e saj dhe organizatat tjera të cilat punojnë në fushën e shëndetit mendor, çdo vitë kanë organizuar aktivitete, dhe kampanja ndërgjegjësuese me tema të ndryshme me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të popullsisë dhe edukimine tyre për problemet e shëndetit mendor. Tema të ndryshme janë trajtuar gjatë vitetve 2008-2019. Kjo tregon se problemet e shëndetit mendor, sfidojnë edhe shumë shtete tjera të zhvilluara.

Që nga ajo kohë, si në shumë shtete edhe në Kosovë janë bërë disa përpjekje nga ana e insitucioneve e sidomos nga ana e organizatave të cilat punojnë në fushën e shëndetit mendor për të  rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve,me theks të veçantë  rreth ndryshimit të pikëpamjes dhe qëndrimeve të shoqërisë si dhe edukimin e tyre për problemet e shëndetit mendor, përmes organizimit të disa aktiviteteve sensibilizuese të cilat kanë promovuar shërbimet e shëndetit mendor,sidoqoftë këto përpjekje nuk kanë qenëtë mjaftueshme.Përderisa stigma dhe paragjykimipër problemet e shëndetit mendor ende vazhdon të mbetet dhe ndikon në atë masë,sa që njerëzit të cilët kanë probleme ,hezitojnë të kërkojnë ndihmë me frikën se do të etiketohen nga shoqëria.Kjo njëherit e bënë edhe më të vështirë gjendjen e atyre të cilët vuajnë nga këto probleme, injorimi i problemeve të shëndetit mendor qoftë tek vetja apo te antarët e familjes nuk do t’i zgjidh këto probleme pëkundrazi mund edhe t’i përkeqësojë.

Duke pas parasysh, se po kalojmë një situatë të vështirë,gjatë kohës së pandemisë është më se normale që disa individë të përjetojnë një sërë reagimesh emocionale , fizike dhe mendore ,duke përfshirë ndjenjën e shqetësimit , ankthit, mërzisë, mendime negative etj.Këtu duhet të kemi parasysh edhe faktin qësecili individë është unik në vete dhe përjetimet janë shumë personale ,njëashtu edhe manifestimi i problemeve mendore dallon nga një individë tek tjetri, prandaj askush nuk ka të drejtë të gjykojë as veten dhe as të tjerët për mënyrën e ballafaqimit me situata të ndryshme qoftë në kohë pandemie apo edhe pas saj.

Të paturit e një problemi të shëndetit mendor, nuk është i ndryshëm nga të paturit e një problemi të shëndetit fizik,prandaj kushti parë është që ti pranojmë ndjenjat tona,të flasim për to , dhe ti japim vëmendjen e duhur,pastaj është më se e rëndësishme të njihen simptomat dhe të kërkohet ndihmë nga profesionist, për të ndërmarrë hapa drejt parandalimit dhe për të gjetur mënyrën e trajtimit.

Gjatë këtyre muajve të vështira nëpër të cilat po kalon i gjithë globiedhe Kosova, shumë kolegë të mi,me disa prej të cilëve njihem personalisht kemi qenë bashkë gjatë studimeve ,disa të tjerë kam pas fatin t’i njohë gjatë rrugëtimit dhe zhvillimit tonë të përbashkët profesional, të gjithë këta profesionist të shëndetit mendor po e bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe po japin maksimumin nga vetja e tyre në baza vullnetare duke i dalë në ndihmë qytetarëve të cilët kanë nevojë për mbështetje psikologjike në rrethana të pandemisë, në të gjitha komunat e Kosovës. Gjithë kjo gadishmëri, gjithë ky mobilizim dhe gjithë ky vullnet nga ana e profesionistëve po bëhet me qëllim të mbrojtes dhe kujdesit ndaj shëndetit mendor të qytetarëve të Kosovës.

Prandaj, inkurajoj të gjithë ata qytetarë të cilët gjatë këtyre ditëve ndjehen të shqetësuar, të stresuar apo në ankth,të konsultohen me një profesionist të shëndetit mendor ,duke u konsultuar me një profesionist të shëndetit mendor dhe duke kërkuar ndihmë ju e vlerësoni vetën tuaj , ju e ndihmoni veten tuaj, ju e respektoni veten tuaj,  prandaj mos hezitoni bëjeni këtë për mirëqenien tuaj dhe mirëqenien e familjarëve tuaj.Jemi këtu për t’ju ndihmuar , vetëm bashkë mund ta thyejm stigmën.

Qytetarët që duan të marrin këshillime psikologjike online mund ta bëjnë këtë duke telefonuar në Qendrën e Thirrjeve pranë Komunës së Prizrenit, në numrin pa pagesë 0800 19 200 apo duke shkruar në WhatsApp dhe Viber në numrin +383 45 119 200, me ç’rast më pas do të drejtohen tek psikologët profesionalë.

Mund të konsultoheni edhe përmes platformës online nga Qendra e Shëndetit Mendor në Prizren  https://ifightdepression.com/sq/,duke plotesuar këtë formë të këshillimit online https://forms.gle/QqfxHNQx1e6kg2hKA.

Shkruan: Erolina MORINA – Psikologe Klinike

Leave a Reply