Mos na e çani bythën se nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

0
500

Ushtri e lavdishme në një mjedis të palavdishëm : Rezistenca dhe qëndresa e shqiptarëve asnjëherë nuk u ndërpre , që nga aneksimi apo pushtimi klasik që e bëri Serbia dhe që e mbajti nën okupim duke përdorur dhunë dhe terror të pashembullt, deri në gjenocid gjatë luftës së lavdishme të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës. Tokat shqiptare menjëherë pasi Serbia u bë e pavarur nga Turqia , nën dhunë të paparë u zbrazën duke krijuar kolona dhjetramijëshe dhe qindramijëshe të “ muhaxhirëve “ që dhunshëm u shpërngulen në Kosovë. Fuqitë e mëdha të asaj kohe nuk reaguan sepse në orbiten e intereseve globale shqiptarët , të përçarë dhe pa identitet shtetërorë nuk ishin askund kurse Perandoria Otomane edhe në grahmat e fundit të shpërbërjes dhe shuarjes së saj , çdo kryengritje shqiptare e shtypte me gjak . Ishte fati historik dhe bekim i Zotit që në vitin 1912 në Vlorë , në një territor jo më të madh se një lagje e vogël e Prishtinës , Ismail Qemali të cilin e ndoqën nga Durrësi ku kishte planifikuar ta shpallte pavarësinë e Shqipërisë, në ate territor miniatural , i përkrahur dhe mbrojtur nga trimat e Kosovës e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë si shtet , atdhe dhe mëmëdhe i të gjithë shqiptarëve. Po të mos shpallej në atë kohë kjo pavarësi , çështja shqiptare do të zhdukej si Perandoria e Majave dhe Inkave. Edhe atëherë bashkësia ndërkombëtare, kryesisht ishte në përkrahje të Serbisë ( mbretësisë ) dhe kundër shqiptarëve. Luftën për liri dhe identitet shtetërorë shqiptarët e paguan me çmim shumë të lartë duke i marrë territore çdo shtet që kufizohej me hapësirat ku jetonin shqiptarët ; Mali i Zi e mori Ulqinin , Hotin dhe Grudën , Plavën dhe Gucinë sikur që deshi ta merrte edhe Shkodrën. Grekët e aneksuan Artën , Nartën dhe e zbrazën Çamërinë nën krimet e gjeneralit Metaksa që mbeti i pandëshkuar kurse pronat e shqiptarëve ua kaluan grekëve dhe shtetit të andartëve grekë. Ahmet Zogu , një mbret pa prejardhje dhe një analfabet i dhunshëm dhe mizor , përkundër kundërshtimit të Kuvendit të Shqipërisë, si vartës i Nikolla Pashiqit ia fali pjesën më të bukur të Ohrit , së bashku me Shën Naumit , Manastirin mbretërisë së atëhershme Serbo – slloveno – kroate e që tash , padrejtësisht i takon shtetit maqedonas. Fuqitë e mëdha të asaj kohe territoret shqiptare i përdornin si monedhë për kompensim shteteve që kishin fituar luftërat ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore , Shqipëria u tradhëtua nga Jugosllavia duke e riokupuar Kosovën dhe trojet tjera shqiptare përkundër faktit se forcat nacionaliste , si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri , asnjëherë nuk e ndalën qëndresën duke e kundërshtuar regjimin komunist , deri në sakrificë sublime. Menjëherë pas përfundimit të luftës , toka e Kosovës u njom me gjakun e nacionalistëve shqiptarë sikur që Kosova u shndërrua në një varrezë masive e mbushur me nacionalistë shqiptarë sikur që , që nga viti 1945 e deri në vitin 1998 burgjet jugosllave dhe serbe ishin të mbushura kryesisht me të burgosur politikë shqiptarë. Këndej na vrisnin dhe arrestoni serbët , së bashku me shqiptarët e serbizuar politikisht dhe mendërisht kurse në Shqipëri këtë e bënin komunistët analfabetë të regjimit enverist , gjithashtu analfabet të Shqipërisë që u formua nga Jugosllavia dhe u përkrah nga Jugosllavia , Bashkimi Sovjetik , Kina , Vietnami dhe shtetet e paktit të Varshavës që ishin sinonim i shkeljeve të drejtave të njeriut dhe luftës për liri. Realisht , partizanët e Shqipërisë , së bashku me çetnikët jugosllavë ( me uniformë të partizanëve ) e shtypën me dhunë dhe terror kryengritjen e Drenicës që udhëhiqej nga Shaban Polluzha , Mehmet Gradica dhe patriotët tjerë sakrifikues shqiptarë. Askush nuk u përgjigj kurrë për këto krime e as për ndjekjet e çdo patrioti shqiptar pas përfundimit të luftës. Thuaja 8-10,000 shqiptarë u masakruan në Masakrën e Tivarit dhe askush nuk dha asnjëherë përgjegjësi për këto krime. Udhëheqësit komunistë në Shqipëri kishin informata për këto krime por e bënin punën e strucit ; kokën e fusnin në rërë kinse për të mos parë asgjë kurse prapanicën ua kishin shitur jugosllavëve , rusëve , kinezëve dhe të tjerëve. Në atë kohë shqiptarët e Kosovës arrestoheshin , torturoheshin , dënoheshin dhe pushkatoheshin nga alishukritë , sinanhasanët , fadilhoxhët , gungët , kolëshirokët , sylejmanët , mehmetmaliqët që ishin 100% në shërbim të Jugosllavisë dhe 100% kundër shqiptarëve liridashës. Pasardhësit biologjikë të tyre edhe sot e bëjnë të njëjtën punë, me përjshtime të vogla.
Baca Adem Demaçi , Feniksi dhe Marathomaku shqiptar në luftë për liri , pavarësi dhe bashkim kombëtar : Zjarri liridashës asnjëherë nuk u shua në trojet e okupuar shqiptare . Patriotët shqiptarë trupat e tyre i përdornin si drunjë për ruajtjen e këtij zjarri kurse djersën dhe gjakune tyre e përdornin si vajguri. Ishin Azem Bejta e Shotë Galica, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica , Gjon Serreçi e Marie Shllaku , Rifat Berisha dhe Ukshin Kovaçica , Mulla Idriz Gjilani dhe Shyt Mareci , Shaban Shala dhe Fazli Grajçeci , Tahir dhe Nebih Meha , Adem , Hamëz dhe Shaban Jashari , Remzi Ademaj dhe Ilaz Kodra , Fehmi dhe Xhevë Lladrovci , Mehë Uka , Fahri dhe Bhri Fazliu , Agron Rrahmani dhe Besnik Rastelica , Ishte Mujë Krasniqi , Mici dhe komandant Toni, ishin Elton Zherka dhe Permet Vula , ishte Ali Ajeti dhe Agim Ramadani , Bedri Shala dhe Bekim Berisha , Sali Çeku dhe Abedin Rexha , Shkëlzen dhe Luan Haradinaj . Ishin mbi 2500 heronjë të rënë në altarin e lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , 12,000 civilë të paarmatosur shqiptarë të masakruar nga forcat policore , paramilitare dhe ushtarake serbe , me dhjetra mijëra femra të dhunuara shqiptare , qindramijëra të shpërngulur shqiptarë dhunshëm nga trojet e veta . Ishin me mijëra të burgosur politikë shqiptarë që e lanë lrinë dhe jetën në llogoret e Jugosllavisë dhe Serbisë që e vendosën një gur të madh në themelet e qëndresës në luftën për liri dhe bashkim kombëtar. Ishin me qindra ushtarë të mobilizuar dhunshëm në ushtrinë jugosllave që u ekzekutuan mizorisht nga kriminelët serbë dhe ata që flisnin shqip . Ishin masakrat e Mejes , së Krushës së madhe dhe të Vogël , të Pataselës , të Izbices . Rezallës , të Reçakut , të Therandës , të Dardanisë , Çyshkut , Besianës , Vushtrrisë , Mitrovicës dhe ishin masakrat në të gjitha vendet e Kosovës që e sollën një liri të pjesshme dhe një çlirim të paçliruar. Ishin brezat e tërë të edukuar politikisht dhe kombëtarisht nga Feniksi dhe Marathomaku shqiptar për Liri , Çlirim dhe Bashkim Kombëtar , i Pavdekshmi dhe i Përjetshmi Baca Adem Demaçi që asnjëherë nuk e ndalën luftën dhe rezistencën drejt cakut përfundimtar , Liria dhe Bashkimi Kombëtar. Ishin ushtarët e Komandantit Legjendar , të Pavdekshmit Adem Jashari që e kaluan Rubikonin e frikës , e rikthyen krenarinë dhe dinjitetin kombëtar duke u përballur me njërën ndër ushtritë më të fuqishme , më të tmerrshme dhe më kriminale në Evropë ; ushtrinë jugosllave dhe serbe. Këta ishin themeluesit , oficerët , ushtarët dhe krahu politik i ushtrisë më sakrifikuese të kohërave të reja , Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këta , të ndihmuar nga aleatët e sollën lirinë , edhe për ata që e merituan sikur edhe për ata që nuk e merituan dhe po e shpërdorin sikur dikur baballarët dhe majkat e tyre në regjimin jugosllav dhe serb.
Periudha e pasluftës : Sot ka analistë dhe protagonistë që meritat për këtë gjysmëliri ia mveshin vetes dhe atyre që nuk bënë asgjë për këtë vend , madje punuan dhe ende punojnë kundër këtij vendi. Pas më shumë se 20 vjetëve trillojnë pëpr Rambujenë dhe e kritikojnë të Pavdekshmin Adem Demaçi pse , edhe pas refuzimit , nuk shkoi atje. Baca Adem gjatë takimit kualifikues me Robin Kukun në Shkup i tregoi arsyet pse , në asnjë rrethanë dhe me asnjë kusht nuk do të shkonte në Rambuje ; ishin pikat e panegociueshme dhe e para se :” garantohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Jugosllavisë mbi Kosovën që ia mbylli të gjitha dyert e kështjellës së Rambujesë Bacës …”.Dhe Baca bëri mirë që nuk shkoi në Rambuje , ndryshe nuk do të ishte Adem Demaçi. Pavarësia e kushtëzuar e Kosovës nuk ishte rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes nga pala kosovare por ishte rezultat i refuzimit gtë nënshkrimit nga pala serbe. Paradoksalisht , në delegacionin kosovar të Rambujesë kishte të tillë që do të pranonin çdo gjë dhe nuk do të sakrifikonin asgjë dhe që , me dhi dhe me thi i kishin shërbyer Jugosllavisë dhe Serbisë. Ndërkombëtarët , që nga Rambujeja filluan ta trajtojnë palën kosovare si palë shërbyese kurse palën serbe si palë partnere.
Udhëheqësit e Serbisë , më shumë apo kryesisht janë ndjekur për krime lufte në Bosnje dhe Kroaci dhe simbolikisht pëpr krime lufte në Kosovë. Në Kosovë , pas përfundimit të luftës , që nga rasti Trajkoviq e deri te rasti i fundit kur një serb nga Krusha e Madhe u dënua për krime lufte , gjithmonë ndërkombëatrët kanë pasur qëndrim paternalist ndaj të dyshuarve serbë për krime lufte ndërsa kanë qenë të pamëshirshëm në ndjekjen e shqiptarëve , më pak nga ish Tribunali i Hagës e shumë më shumë nga gjykatat e kriminalizuara të UNMIK-ut dhe EULESH-it, që , sipas dëshmive të vet personelit të këtyre misioneve maksimalisht e kanë materializuar , përmes seksesrëve mendermethënë avokatë kosovarë , kurdisjen e fajësisë e sidomos shitjen e pafajësisë.
Ndërkombëtarët gjithmonë kanë deklaruar se me këto arrestime të shumta dhe pa asnjë kriter , nuk po gjykohet UÇK-ë por vetëm disa individë. Nëse , që nga përfundimi i luftës nuk ka mbetur oficer , komandant dhe shumë ushtarë të UÇK-së , pa u arrestuar , pa u marrë në pyetje , pa bërë përpjekje të blihen dëshmi të rrejshme , si nga krahu politik ashtu edhe nga ai ushtarak , si mund të flitet se nuk po gjykohet UÇK-ë! Mos po mendojnë se jemi krejt të marrë dhe se të gjithë ne duhet të mendojmë dhe veprojmë si pasardhësit biologjikë dhe politikë të rrahmanmorinëve , alishukrive , mehmetmaliqve , fadilhoxhëve , sinanhasanëve , gungaçëve , sylejmanëve spo kolëshirokëve ?!
Ndërkombëtarët sikur janë penduar që e bombarduan Serbinë ; tash po ia kthejnë fitimet me kamata të larta të cilat po i paguajnë ata që në çfarëdo forme kanë kundërshtuar robërinë apo që kanë bërë edhe sakrifica sublime. Pas amnestimit të gjitha krimeve të Serbisë në Kosovë , në me krye pinjollin e Vojvodës Sheshel , kriminelin e luftës Alesanadar Vuçiqin , pas 21 vjetëve po bëjnë përpjekje ta rishkruajnë historinbë duke i ndërruar rolet ; Serbia qenkaa viktimë kurse Kosova qenka kriminale , Aleksandar Vuçiq , legija dhe gjeneral Dikoviq janë paqebërës dhje paqeruajtës kurse Hashim thaçi , Kadri Veseli , Ramush Haradinaj qenkan kriminelë lufte dhe rrezikues të paqes. Për Sebinë kurrë nuk u formua asnjëherë një Gjykatë Speciale ndonëse ishte palnifikuese , përgjegjëse dhe zbatuese e të gjitha krimeve në hapësirat e ish Jugosllavisë kurse pëpr Kosovën , 20 vjet pas përfundimit të luftës , në rrethana të një terrori të paparë , Kuvendi i kosovës u detyrua ta votojë themelimin e një Gjykate Speciale që do të dënojë vetëm shqiptarë. Realisht pati të tillë që , me shkrime dhe angazhime konkrete , si pasardhës të atyre që i përmenda më lartë , ndihmuan themelimin e kësaj gjykate . Gjaku nuk bëhet ujë !
Bërja publike , krejtësisht kundërligjshëm pikërisht nga ndërkombëtarët e që u përkrah nga ndërkombëtarët me orientim politik biseksual si puna e Karla Bildit , Petriç ( mund të jetë edhe Petroviq ) , që , kur grazhdi i Kosovës kishte shumë para klithnin pak edhe për Kosovën kurse tani kur grazhdi i Serbisë është fort i mbushur , fuqishëm brohorasin për Serbinë, qartazi e vërteton injorancën tonë që qorrazi u kemi besuar këtare korbave shetitës që jetojnë dhe mbijetojnë në kurriz të viktimeve dhe e kemi nënçmuar Serbinë si kolektor dhe ndotës të mjedisit në këto hapësira. Për këta të vendit nuk është ndonjë befasi , ata e bëjnë punën që ua kanë transmetuar në ADN-në e tyre parardhësitë biologjikë.
Që nga përfundimi i luftës nuk mund ta gjeni asnjë personalitet , qoftë ushtarak apo politikë të UÇK-së që nuk është ngrehur zvarrë nga hetuesit ish Tribunalit të Hagës , Gjykatave të UNMIK-ut dhe EULESH-it për të vazhduar tash nga mbetjet e këtyre gjykatave e që janë sistemuar në Gjykatën Speciale. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë vetëm pjata e parë që do të përdoren nga të pangopurit ndërkombëtarë që , në emër të drejtësisë po e instalojnë krimin ndaj 12,000 të vrarëve në Kosovë duke i lënë këto viktima pa mundësi të arrijnë drejtësinë. Në këtë pjatë apo siç është e shkruar “ të tjerët “ , pa asnjë dyshim janë personalietet ushtarake dhe politike të ish UÇK-së ndërkaq që në menynë e këtyre prokurorëve , pa asnjë dyshim do të jenë edhe shumë ushtarë dhe komandantë tjerë të UÇK-së. Ka mbetur që të nxjerrin nga varri edhe Adem Demaçin , Adem Jasharin dhe të gjithë heronjtë e vrarë për ta kompletuar skemën e krimit të imagjinuar në përpjekje ta ndërrojnë historinë dhe të ndryshojnë rolet . Prandaj , nëse u ka mbetur vetëm pak njerëzillëk , mos na çani bythën e të bëni përpjekje të na bindni se nuk po e gjykoni UÇK-në. Askush nuk iu beson kurse ata që po iu përkrahin , e kanë gjykuar UÇK-në edhe para juve.
Historinë e bëjnë ata që japin të tërën për lirinë e popullit që i takojnë , pa shkelur të drejtat e të tjerëve , historinë e shkruajnë ata që duan të përfitojnë materialisht dhe ta spastrojnë të kaluarën kurse historinë e tillë e “ lexojnë “ ata që para vetes i mbajnë këto libra kurse në kokë e kanë një histori të cilën e kanë mësuar përmendësh , qoftë nga të parët e tyre qoftë nga ata të cilëve iu kanë shërbyer dhe u shërbejnë sot e kësaj dite.
Deshët apo nuk deshët ta pranoni , historinë e re të Kosovës e bënë Hashim thaçi , Kadri Veseli , Ramush Haradinaj dhe “të tjerët “ dhe të gjithë ata që u sakrifikuan për këtë vend. Ndërkaq , në faqen e parë të kësaj historie janë figurat e pavdekshme ; Udhëheqësi Shpirtëror dhe Politik për Liri dhe Bashkim Kombëtar , Baca Adem Demaçi dhe Udhëheqësi Ushtarak , Komandanti Legjendar , Adem Jashari.
Mos u ngutni e të gëzoheni para kohe se asgjë nuk ka mbaruar . Jemi pikërisht në fillim të procesit dhe të ngjarjeve . Nuk ka bisedime për Kosovën dhe shqiptarët dhe asnjë marrëveshje pa ata që luftuan dhe u sakrifikuan . Edhe nga burgu janë më të fortë se këta që zgërdhihen duke meduar se u rikthye koha e tyre. Në këto rrethana nuk ka bisedime dhe nuk do të duhej të ketë bisedime. Nuk ka tjetër histori përveç asaj të vuajtjeve , varreve , sakrificës dhe heroizmit . Këta që e bënë historinë i kanë të gjitha këto ndërsa këta që po gëzohen dhe duan ta rishkruajnë historinë ( me alfabetin cirilikë ) janë e kundërta e tyre. Të fundosur , të pareciklueshëm , të pafytarë dhe të mbuluar me turp !

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Leave a Reply