Milet, me pi kafe në Gjermani ka rregulla!

0
605

Nuk ki gjasa me hy në lokal brenda pa maskë! Hynë me maskë e merr kafen, kiflen, lemenken ose jupin, e del jasht, ku e ke të lejume ulesh dhe e pinë/hanë pa maskë!

Nuk ki gjasa me pi kafen pa e mbush kuponin me emër mbiemer, numër telefoni, adresën ku banon, kohën kur je ulë e kohen kur je largu nga lokali….!

Nuk ki gjasa me hy në supermarket pa maskë e pa kolicë, koftë kjo edhe veç për një smoki. Maska për arsyje që dihen e kolica për arsyje të distancës!

Nuk ki gjasa me hypë në transport publik, tren, tranvaj, autobus, taxi, etj., pa maskë. Karrigat me etiketë s’bon mu ulë!

Nuk ke gjasa me shku në bazen e me hy pa maskë…!

Nuk ke gjasa me shku me regjistru kerrin pa maskë e termin. Nuk ka mundësi me shku me u shty si delet para qendrës së regjistrimit. Sigurimin e veturës dhe terminin i merr online!

Nuk ki edhe shumë gjasa tjera me vepru pa iu nënshtru rregullave!

Me punu në sherbim publik, obligative prej muajit Maj 2020 janë maskat dhe dorezat!

Edhe këtu ka raste. Po kush se shanë kryetarin e komunës e qeverisë pse ai është i një partie tjetër por veç i nënshtrohet ligjit dhe udhëzimeve!

Ju në Kosovë, izolimin si masa efektive e patet disa muaj më herët, ato masa ishin efikase sa i përket numrave, aman, në anën tjetër, me të drejt, ketë duke pësu nga ngarkesa psiqike!

Tani kur ja niset me u zgjidh nga zingjiri, vepruat me instikt dhe nuk deshet ne dëgju për pasojat. Filluat me Bajramin e Madh, vazhduat me protesta politike, tash spo ju ndal as deti as mali.

Ju e dini, por pe shoh që pe keni me inat këtë punë. Ata që po ju nxisin, vetë nuk janë në vijen e frontit!
Nuk e di ku janë, por, kur po ndodh e keqja ata as mesazhe ngushllimi nuk ju dërgojnë. Për ata jeni numra, sa ma shumë viktima aq ma i favorshëm aduti, për mu kthy n’pushtet.

Edhe këta që janë sot n’pushtet, nuk e kanë qëllimin hyjnor, por të paktën kishin mirkuptimin për të respektu rregullat dhe rekomandimet e qeverisë dhe IKSHP-së!

Në fund janë dy rrugë. Ose izolohuni ose respektoni masat. S’ka dyjat kapak!

P.S. për shkak të papërgjegjsisë tuaj kolegtive, tre javë pushim po më shkojn kot sivjet.

Për vitin e ardhshëm lutemi të jemi shëndosh e të takohemi me ju dhe familjet tona.

Shkruan: Abdullah THAÇI

Leave a Reply