Mërgatë e dashur, pjesë e ndarë e jona në pamundësi të mbijetesës në atdheun tonë të përbashkët!

0
369

Të dashur mërgimtar, ju familjar që humbët më të dashurit tuaj në tragjedin e ndodhur, pak ditë më parë në Kroaci.
Thuajse të gjithë ne qytetarët e thjeshtë me mendje të shëndosh dhe jo të mbështjellur me petkun politik, bashkë ndjejm dhembje me ju për familjarët tuaj, tani më të ndjerë.

Ju mërgatë ishit dhe do mbesni përgjithmonë, strumbullari kryesor i krijimit të dy shteteve shqiptare në Ballkan.
Ç’doher u sakrifikuat, madje në luftën e fundit, shumë nga ju, jeni ndarë nga familjet e juaja dhe nga jeta luksoze për tu rreshtuar në radhët e luftëtarëve të lirisë UÇK-ës.
U larguat nga atdheu, sigurisht jo me dëshirën tuaj po në pamundësi për të mbijetuar!

Pse?
Përgjigja kryesore;
të gjithë politikanët, seicili njëri pas tjetrit i’u gënjyen i’u mashtruan i’u shfrytëzuan dhe në fund, ç’doher i’u injoruan!
E di se nuk mjafton, vetëm një ngushëllim dhe e di se keni nevojë të paktën për përkrahje morale institucionale se edhe ju jeni njerëz fillimisht, pastaj jeni shqiptar që kontribuat, ç’doher për atdheun.

Atdheu ynë i përbashkët Republika e Kosovës e ndarë padrejtësisht nga trojet tjera shqiptare, s’mundet as të frymoj pa përkrahjen tuaj.
E lëre më të ekzistoj si shtet!
Jo vetëm për shkak të kësaj tragjedie po për realtetin që ç’doher duhet thënë.
Edhe gjatë mbylljes së përgjithëshme që ndodhi, thuajse në mbarë Globin, gjatë virusit Sars – Cov – 2 ishit ju ata që e mbajtët gjallë Republikën.

Të lutemi dhe të urojmë që kurrë më, mos të ndodhin tragjedi si kjo në Kroaci!

Ngushëllime, familjar të viktimave!
Ngushëllime të gjithë, popullit shqiptar!
Ngushëllime Republikë,
ngushëllime dhe faleminderit Kroaci.😰

Shkruan: Petrit DIBRANI

Leave a Reply