Mendojnë si demokratë, jetojnë si kapitalistë

0
814

Politika e Kosovës, sistemi demokratik i Kosovës sot me plotë kuptimin e fjalës është vetëm sistem demokratik në letra.

Politikanët e Kosovës mendojnë si demokrat, jetojnë si kapitalistë, thojnë se “janë për popull, mendojnë për popull, duan demokraci dhe barazi”, por këto janë vetëm në mendimet e tyre.

Sot duke e parë pasurin e tyre politikanët që kanë deklaruar në agjencinë kundër korrupsionit kalojnë milionat, nuk janë kapitalista të zakonshëm por kapitalista me bazë të fortë që kanë aksione, patundshmëri, kompani, villa e makina të shtrejta. Kjo popullin e Kosovës e ndanë në dy shtresa: në shtresë të pasur e të varfër. Atëherë sistemi demokratik bie posht por funksionon “sistemi i monarkisë”, që do të thotë Kosova po shkon drejtë sistemit të “monarkisë” ku shtresa që udhëheq është shtresë e pasur, kurse populli është shtresë e varfër, kjo e bënë që politika të ketë kontroll mbi popullin.

Pabarazia që prap është duke ndodhur në Kosovë një deputet me rrogë 1488 euro, duke shtuar edhe mëditjet për angazhimet tjera marrin më shumë se 2000 euro në muaj, i lejohet testimi për Corona Virus falas në laboratoret e shtetit, kurse një qytetar i thjesht pa rrogë ose me rrogë mesatare 200 euro detyrohet t’i paguaj 50 euro, kjo është pabarazi totale në sistemin demokratik të Kosovës.

Shkruan: Premtim KOLGECI

Leave a Reply