Marrëveshja na doli dardhë me bisht?!

0
468

Më këtë mareveshje Kosva doli humbëse

Mareveshja e Washingtonit na doli dardhë më bishta.Kosova nuk fiton asgjë por fiton Serbia e cila me këtë mareveshje Serbia nuk largohet nga Kosova por legjimohet prania e sajë në Kosovë.

Kjo mareveshje nuk e përcakton edhe njohjën e Kosovës nga Serbia qe ishte edhe qellimi kryesor i delegacionit tonë atje,prandej edhe kjo marevshje zor ështe e zbatueshme kur nuk ka njohje te ndërsjelltë.

Kjo mareveshje e cenon edhe integritetin teritorial te Kosovës duke e lejuar Serbin qe te bëhet hisedare ne asetet e rëndësishme te Kosovës siç është Ligjeni i Ujmanit i cili qe nga viti 1945 është ne teritorin e Kosovës dhe është ndërtu me investimet e Kosovës.Të lejosh Serbin te bëhet hisedare ne asetet jetësore për Kosovën është tmerr.

Kjo hise e Serbisë ne Liqenin e Ujmanit paralajmeron edhe formimin e Asociacionit te komunave Serbe me kompetenca ekzekutive qe cenon sistemin juridik te Kosovës duke e krijuar një mini shtet ne shtetin e Kosovës.

Te pranosh me këtë marevshje një mini-shengen(qe Kosova kategorikishte e kishte refuzuar me parë) qe ishte iniciative e Serbisë do te thotë te lejosh Serbin qe te kaluron dhe te glaberon pasuritë e vendeve,edhe te Kosovës,te pëfshiera ne ketë mini-shengen sepse Serbia është ekonomikishte me e fort nga te gjitha shtetet qe janë pjesë e këtij mini-shengeni.

E vetmja gjë e mirë nga kjo marëveshje për Kosovën është njohja e Kosovës nga Izraeli me presionin e SHBA.

Shkruan: Binak MAXHARRAJ

Leave a Reply