Le të çmendet opozita, Vjosa Osmani Presidente e duhur në kohën e ndryshimit të madh

0
411

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

 Zonja Osmani  nuk erdhi rastësisht në postin e kryetares së shtetit të Kosovës,por erdhi si një domosdoshmëri dhe duhuri që duhej dhe  që edhe kërkohej nga populli i Kosovës, pasi gjërat kishin dështuar dhe precipituar rëndë në institucionet e Kosovës., sidomos institucini i Presidentit të Republikës, ku ishPresidenti politik i PDK-së Thaci i cili në shumë raste ka shkelur Kushtetutën dhe kishte rrëmbyer edhe kompetencat që nuk i takonin sidomos në lidhje me marrëveshjet me Serbinë dhe në aventurën e grushtit parlamentar të shtetit që coi në rënien e qeverisë KURTI 1.

Gjithmonë realiteti kërkon të duhurën , më të mirën dhe përmirësimin. Dhe demokracia moderne zgjedh e seleksionon më të mirën dhe përmirësimin.

Znj. Osmani përfaqëson të renë, politikanen e pastër dhe të pakorruptruar e cila  mishëron patriotizmin real dhe demokracinë e lirinë, meritokracinë dhe guximin për të thenë, vepruar,  mbrojtur e promovuar   të vertetën dhe të drejtën.

 Mirëpo e reja,e vërteta dhe e drejta ka armik të vjetrën nihiliste, egoiste, injorancën  si dhe korrupsionin, hajninë dhe krimin të cilat dhe për të cilat populli i Kosovës ndëshkoi politikën e vjetër, e cila do të mundohet por në dëshpërim, e vjetra do  të intrigojë e të sajojë intriga e deri edhe shpifje e trillime kundër Znj. Osmani ashtu edhe kundër qeverisë Kurti por edhe kundër Kryediplomates Znj. Gërvallla.

 Ardhjen e Znj. Osmani në krye të shtetit unë si analist, opinonist,dhe si  studiues i politikës a kam parashikuar dhe e kam shkruar që me 10 Tetor 2019, katër  ditë pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 në një shkrim me Titull që :”Verdikti i 6 Tetorit 2019 ia ka dhënë tashmë mandatin e Presidentes znj. Osmani”.

Po ashtu  kam arsyetuar edhe se përse znj. Osmani meritonte të zgjidhej Presudente e Kosovës në një shkrim me titull:

“Ja pse Vjosa Osmani  e meriton të jetë Presidente e Kosovës”

E meriton  sepse: 1- Sot ajo është personi më i votuar dalë nga zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 dhe me një diferencë jashtëzakonisht të madhe e të pakrahasueshme me individët e tjerë nga forcat e tjera politike, si një  verdikt popullor mjaft e tepër sfidues sidomos edhe kundrejt atyre të cilët e dëshironin postin e Presidentit.

Meqenëse zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 për nga rezultati i përmbysjes dhe ndëshkimit  të politikës së vjetër, këto zgjedhje ishin një referendum popullor ku individi më i pëlqyer dhe më i votuar publikisht e kombëtarisht  ishte Znj. Osmani e që ky fakt ka domethënien dhe faktn kuptimplotë dhe plotësisht sqarues e justifikues  se legjitimiteti popullor i 14 Shkurtit 2021 ia ka besuar asaj tashmë publikisht, moralisht, patriotikisht  dhe demokratikisht  detyrën e Presidentit të Kosovës.

2- Vjosa Osmani është edhe personalitet tashmë i njohur dhe me reputacionin më të lartë ndërkombëtar, me vizionin e saj të qartë, besnik  dhe të për kushtueshëm properëndimor, pro-BE dhe pro-SHBA.

3-Është fakt se Znj. Osmani karakterizohet dhe ka një bagazh dhe kapacitet erudit të lartë  intelektual, politik, juridik, diplomatik e profesional, pra,ka  imazh kombëtar dhe erudicion të admirueshëm.

4- Tani në këtë pikë të katërt arësyeje se pse Osmani meriton postin e Presidentit të Kosovës këtu po u përgjigjem disa deputetëve e politikanëve nihilistë dhe egoistë të opozitës rreth asaj se Presidenti duhet të jetë mbi palët,pra jo nga partitë politike.

Këtu unë do t’u them atyre se Znj. Osmani gjatë karrierës së saj politike pavarësisht se ka qenë e angazhuar në LDK, ajo të parën ka pasur gjithmonë Kosovën , interesin publik e kombëtar dhe pastaj politikën , dhe ku ajo interesin e vet personal e gjen brënda atij të përgjithshëm. Për intersat e larta të shtetit, të atdheut, të popullit e të Kosovës ajo ka treguar se gjithmonë ka qenë edhe opozitë  e kritikë jo vetëm kundër pushtetit por edhe brënda LDK-së kur ishte antare brënda  saj dhe pavarësisht se kishte poste drejtuese të larta ajo kurrë nuk u bë pjesë e matrapazllëqeve dhe as e kontrabandimeve korruptive të klanit uzurpator të LDK-së.

5- Znj. Osmani  faktikisht duke mos qenë kurrë palë me asgjë  dhe me asnjë nga të këqijat politike e demokratike të spektrit të vjetër politik si dhe duke qenë opozitare kundër të këqijave si dhe e pa kompromis në luftën dhe demaskimin e krimit,korrupsionit, hajdutërisë, papërgjegjshmërisë dhe kundër tradhtive publike e kombëtare si dhe besnike ndaj vetëvetes , interesve publike e kombëtare, kjo tregon se ajo është edhe personalitet mbi palët partiake sepse ajo të parën ka Kosovën.

6-  Prova e realitetit ,fakti i drejtimit me mjaft kompetencë dhe me përgjegjesi të lartë  si të Parlamentit ashtu edhe të Presidentit si Ushtruese Detyre nga ana e Osmanit janë edhe arsye shtesë që Vjosa mori atë vlerësim dhe atë rezultat me 14 Shkurt 2021 dhe të cilën e bën atë si më të merituarën e Kryetarit të Shtetit dhe si simbol të Unitetit Kombëtar. Dhe meqenëse procedura e zgjedhjes së presidentit kërkon që ai të zgjidhet nga Kuvendi , duke pasur parasysh këto arsye dhe të tjera akoma, që i dinë si publiku por sidomos LDK dhe  deputetët e saj  , atëhere u takon atyre të LDK-së që të marrin pjesë por edhe  ta votojnë  Vjosën në seancën parlamentare kur do të zgjedhet Vjosa si   Presidente Kosovës”.

Pra opozita do të bëjë luftë kundër Presidentes Osmani pikërisht për këto arsye dhe për këto pika që i kam shkruar më heret e që janë arsyet se përse populli dhe demokracia e ftoi dhe ia besoi znj. Vjosa detyrën e Kryetares së Shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply