LDK në ramje të lirë mes shpartallimit dhe rolit të King Maker

0
478

Nji gjë është e sigurt, LDK zor se mund ta mbijetoj ketë Ramje te Lirë. Ajo është duke shkuar drejt shpatallimit, anipse ka shume fanatik te cilet do te provojne ta ruajne ta ri-Kthejn, ta Ri-Ngrisin, thyerja është aq shume e thellë dhe humbja në zgjedhje debakël politik sa që në fund do te mbetet sikur AAK-ja ndersa AAK ne anen tjeter si e tille do të bashkohet me Bllokun UÇK e ta konsolidojne te djathtën e qendrës sepse LDK nuk eshte as e zonja dhe as nuk gëzon besimin për ta bërë një gjë të tillë.

PDK+AAK+Nisma do të duhej ta bejne nji bllok te Djatht dhe do t’ia marrin primatin e së djathtës LDK-së ndersa LDK do te mbetet sikur qe eshte tani AAK-ja, në rastin më të mirë do ta luajnë rolin e King Maker-it. LDK nese nuk shpartallohet do te mund ta luaj rolin e King Maker-it duke ia bërë kuorumin dhe votat her te Majtes e her te Djathtes varesisht cila del e para ne zgjedhjet ne te ardhmen pas nji periudhe te qeverisjes së LVV-së.

Demokracia zakonisht ashtu e ka ne gjithe Evropen, blloqet jane te ndara, e majta e djathta dhe ndonje parti e gjelbert apo e ekstremit te djatht qe eshte e treta me vota mirepo i duhet skenes politike per ta bere koalicionin dhe qeverisjën me te parin.

Vjosa Osmani kishte kandiduar në kartë me Albin Kurtin për presidente të Kosovës mirëpo tani që pozita e presidentit të LDK-së është vakant është vēshtirë të parashikohet lëvizja e Mbretneshës kur mundësitë janë të shumta.

E vetmja arsye pse Vjosa Omsani do ti qëndroj besnike Albin Kurtit është nëse LDK ia mbyll të gjitha dyert dhe nuk i bënë ofertë për tu kthyer e për ta drejtuar partinë të cilën e kishte synim jetësor.

Shkruan: Rexhep MYFTARI

Leave a Reply