LDK duhet të ngritet

0
86

Për derisa ndërruan sistemet është mëse normale që edhe pushtetet të ndërrohen.
E më e veqantë është kur e gjithë opozita rikthehet në frontin fitues.

Andaj zgjedhjet e fundit në Kosovë janë për t’u duartrokitur e për t’u vlerësuar ndoshta si më demokratike deri më sot.
Sot Kosova qëndron me ballëlartë sepse bëri ndryshimin radikal, e përderisa ngriti ca të tjerë , një rresht të gjatë i shkurtojë e i penalizojë.

Pra neve në Kosovë po fillojmë ta vlerësojmë fuqinë e votës, por fillojmë me u bë të vetëdijshëm për fuqinë e secilit prej nesh, fuqisë kolektive.

6 tetori hap një kapitull të ri në rrugën e shtetndërtimit e shtetforcimit të Kosovës por sigurisht gjithënjë në kauzën kryesore,vazhdimsinë e ruajtjes të Republikës si një shtet i vetëm dhe pa nevojë për aventura të shkëmbimeve,korigjimeve dhe bashkimeve.

Tetori Ndryshues nxjerri Z Kurtin fitues të zgjedhjeve dhe ngritjen e një LDK përmes Yllit të saj në rritje, pra të Zonjës Osmani.
Çdo skenar tjetër i LDK-së pa Zonjën Osmani do nxirrte LDK-në ndoshta edhe pas PDK-së së Zotëri Veselit.
Pra vlerat e një Zonje të Madhe dridhen edhe temelet e mbarë konjukturave patriarkale brenda dhe jashtë oborrit politik të saj.

Përveq këtij fakti nxirret në pah, dështimi i zotëri Veselit për të zëvendësuar ‘Populizmin’ dhe dredhitë e ish paraardhësit të tij tashmë President , Hashim Thaçi.
E derisa pritshmëritë e Zotëri Haradinaj me një ngritje bashkë me të ‘paknaqurit e VV-së’ e vendosi subjekt të katërt e më interesantja që edhe në ‘qendrën ‘ e PSD-së dështoi totalisht.
Pa harruar edhe dënimin e madh të Nismas Social Demokrate me koalicionin i cili më shumë e dëmtoi sesa e ndihmojë.

Në gjithë këtë maratonë dikush fitoi shumë e shumë të tjerë humbën shumë.
Por, LDK-ja duhet të mbledhë forcat dhe të ngre kokën, sepse nuk humbi LDK-ja por humbën hienat dhe dinosaurët që e sabotonin në heshtje figurën tashmë shpirtërore të elektoratit të LDK-së, Zonjën Osmani.

LDK-ja duhet ta ketë të qartë se nuk mundet dhe as nuk duhet të bie pre e dëshirave të mëdha për t’u futur në aventura të rrezikshme të cilat i shkojn për shtati Hashim Thaçit & Co.

LDK është përballë dy rrugëve:

1.Marrjes së përgjegjsisë përmes koalicionit me VV-në apo qëndrimit në opozitë dhe përkrahjen e Qeverisë nga opozita.

2.Bashkëpunimin me opozitën e tanishme, me ata që i djegën e i zharritën e i rrëzuan qeverinë me pretekste qesharake.

Unë vazhdojë të besojë në kapacitet e LDK-së, dhe konsiderojë që LDK duhet të mbledhë Forumet e saj, të një diskutimi të madh brenda para se të vendosë rrugëtimin e saj, por sigurisht që duhet të shohë se si do vazhdojë, me një krahë i cili është rritje apo me një krahë të cilët janë përkrahë matematikave të ndyra.

LDK-ja sërish ka fatin e Kosovës në dorë, ashtu si ne 89’tën , ashtu si në 2019’tën është para një udhëkryqi historik.
Andaj duhet të ngritet dhe të merr fatin e vet dhe të Kosovës në dorë.

Shkruan: Kreshnik KOKOLLARI

Leave a Reply