Kushti i Serbisë dhe kundër kushti i Kosovës

0
453

Serbia është mesuar nga leshimet e pales shqiptare ne dialog me Kosovën,sepse gjatë gjithë procesit te dialogut Kosova në krye me Hashim Tgaçin nuk i veri kurrfarë kushtesh anipse kishte për çfarë ta kushtezoi,bile nuk e kushtezoi as me kermim falje e le më për masakrat dhe demet e luftes qe do ta qiste Serbinë ne dy gjuj por e lëshoi Serbinë te merrë primatin ne dialog çfarë edhe po e shfrytezon shumë mirë deri me tani.

Kurse nga ana tjetër Serbia gjithëmonë ishte e gatshme të vjejë kurtha për Kosovën si brenda dhe jashtë sajë duke ia mshelë shtigjet ne te gjitha anët.

Serbia e patë ndërprferë dialogun për dy vite për shkak te në takse e cila u rritë 100% ne mallrat serbe qe hynin në Kosovë,çka është plotesidht e drejtë e çdo shteti qe te vejë taksa për ta mbrojtë ekonomin e vetë.Si shembull Amerika dhe Kina u këputën duke i vu taksa njera tjetres.

Siç dihet taksa u hoç nenpresionin e ambasadorit Grenell pa drejtesishtë duke i bërë presion te pa parë qeveris Kurti qe ta heq taksën derisa e rrexoj me ndihmën e Isa MUstafës dhe Hashim Thaçit.NGa ana tjetër ambasadori Grinell tregohën i matur dhe nuk kërkonte asgje nga Serbia bile nuk donte me ndi as kur Grenell kerkoi qe te ndalen çnjohet.Thjeshtë ai u injoruamnuk u përfilla nga Serbia.

Porsidoçoftë takas e patë bërë efektin e vetë e cila gadi për dy vitet e bllokoi Serbinë.Serbia për këtë e ndrrpreu dialogun njeanshëm,e alarmoi botën për taksen dhe enddërpreu dialogun deisa i erdhi ne ndihmë Grenall si mik i Serbisë qe edhe ia hoqi taksen bile edhe reciprocitetin.

Dhe posa filloi dialogu në këtë vitë Serbia përseri nuk është e kënaqur me dialogun.Duke e parë se e ka humbur rrugën ne sokak për shkak te nacionalizmit euforik te Serbisë ndaj shqiptarve nuk guxon jo ta njoh Kosovën por as ta përmend.:kjo me se miri u pa në Shtepin e Bradhë kur Vuçiq i tha JO Trumpit nuk e njohë Kosovën si shtet te pavartur dhe pikë.

Por tashti në kohet e fundit veç kur ka filluar dialogu,dhe kur Serbia e ka te qartë se është djegë karta e Vuçiqit dhe Thaçit për ndarjën e Kosovës I ka hyp hylmyqes tjeter për te nxjerrë ate çka mundet ne dialogun me Kosovën.Sot ajo ne dialogun me Lajçak insistoi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.

Pse Serbia insiston perseri ne formimin e këtij Asociacioni kur kjo punë njeherë ka marrë fundë?

Asociacioni nuk do ta ngritë Swerbia ne nivel te dialogut,sikur ai Asociacion te behej me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës,pra një asociacion normalë,siç eësht ai Asociacioni I komunave me shumicë shqiptare I formuar vite më pare.

Por Serbia nuk e done një Asociacion te këtillë te cilin e pat aprovuar ne vitin 2015 edhe Parlamenti I Kosovës.Por ajo done diçka më shumë qe Asociacioni..të ngritet ne një nivel me te lartë,pr ate këtë kompetenca ekzekutive me ligjet e veta,me kontrollin e teritorit te vetë,me olici dhe gjyqesi te vetë pa I dhanë asnjë logari gjyqesisë ne nivel qendror,por e done te lidhur më Beogradin.Një gjë e ktillë nuk guxon te ndodhë,sepse formimi I Asociacionit te këtillë eshte I rreziksheëm gadi sa ndaraj e Kosovës.

Dhe këtu I dhembë Serbisë e cila insiston qe ne dialog te bisedohet për Asiciacionin..,me kompetenca ekzekutive.Bile sot Kreu i delegacionit të Beogradit në bisedimet me Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë të enjten në Bruksel se pala serbe kushtëzon përparimin në dialog me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Por,këtij kërcnimi duhet ti përgjigjet edhe pala Kosovare,delagacioni I Kosovës duke I venë kushte Serbisë për vazhdimin dhe përparimin në dialog.Nese Kosova perseri “kërcnohet”nga jashtë për ta shtruar ne tavolinë çeshtjën e Asociacionit,ajo duhët te ngulë kembë se edhe Kosova e kushtezon vazhdimin e dialogut nese dhunshëm detyrohet qe kjo çeshtje te diskutohet,sepse diskutimi për këtë temë do te ishte katastrofale për Kosovën njesoi sikur ndarja e Kosovës.Pastaj Kosova duhet ta kushtezoi vazhdimin e dialogut për Asociacionit edhe me kushte tjera,te cilat Thaçi nuk ka guxoftë as ti përmendë,siç janë kërkim falja për krimet dhe gjenocidin e berë në Kosovë,për separacionet e luftës me te cilat Serbisë do te ia mbyllte gojën.

Është pra koha qe Kosoava te jetë me guximshme ndaj Serbisë në shtruarjën e kërkesave dhe kushtezimet ndajë Serbisë.

Shkruan: Binak MAXHARRAJ

Leave a Reply