Kur e konsiderojmë një njeri të suksesshëm në biznes?

0
632

Shpesh në jetën praktike njerëzit për të bërë qejfin njeri tjetrit bëjnë lavdata dhe komplimente duke thënë ti je boss,ti je më i forti dhe komplimente të tilla.Por ka raste që boss ose shumë i fortë ndonjëher i konsiderojmë edhe ata persona që janë të zhytur nëpër borxhe dhe janë të bllokuara me kreditë bankare,ndërsa në anën tjetër vetëm sa për të bërë famë shiten si boss duke blerë vetura luksoze,duke u veshur firmato por në fakt hezitojnë të paguajnë borxhet që i kanë ndaj furnitorëve,pagat e puntorëve,kreditë bankare etj.

Kjo nuk është asgjë tjetër përveqse një lloj sindromi.
Atëhere shtrohet pyetja në realitet kush janë ata ose ato që duhet të konsiderohen boss ose të suksesshëm?
Kur kanë më tepër
Mjete⬇️
Para të gatshme ,borxhet që do ti arkëtoj,paisjet,makineria,stoqe,tokë,automjete,
ndërtesa dhe asete tjera…
Dhe kur kanë më pak
Detyrime⬇️
Borxhet që do t’i paguaj….
Përfundimisht si konkluzion mund tju rekomandoj që për të konsideruar një njeri të suksesshëm duhet menduar dy herë.

Shkruan: Erdet TATARI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply