Kur analfabetët dhe të korruptuarit e udhëzojnë Dritan Abazoviqin!

0
467

Në Mal të Zi ndodhi një kthesë dhe një shkëputje e lehtë për fillim nga e kaluara që dominohej nga Millo Gjukanoviq. Millo Gjukanoviq në historinë e Malit të Zi e ka një vend që kurrë dhe askush nuk do të mund ta kundërshtojë; u shkëput nga kthetrat e Sllobodan Millosheviqit duke e jetësuar pavarësinë e Malit të Zi e pastaj e njohu edhe pavarësinë e Kosovës që ishte një rrezik i madh politik dhe jo vetëm politik për Gjukanoviqin. E zgjodhi rrugën dhe përcaktimin evropian sikur që u largua nga ndikimi rus e që nxiti zemërimin e qarqeve shoviniste serbe në Beograd dhe Mal të Zi të cilët e vunë në veprim kishën ortodokse të Serbisë për të rrënuar themelet e shtetësisë së Malit të Zi përmes protestave proserbe. Nuk e pranuan të vërtetën se Mali i Zi ishte shtet edhe para se Serbia të bëhej shtet sikur që edhe kisha ortodokse e Malit të Zi ishte autoqefale para asaj serbe. Mali i Zi u bë anëtar i NATO- s e që e prishi imazhin se domosdoshmërisht duhet të jetë kundër NATO- os, pasi Serbia është e tillë. Në referendumin për shpallje të pavarësisë, Malit të Zi i vendosën kushte që nuk vlenin për asnjë shtet tjetër me shpresë se nuk do të siguroheshin 53 % të votave të nevojshme. Votat e shqiptarëve , boshnjakëve , kroatëve dhe pakicave tjera e bënë Malin e Zi të pavarur dhe mendoj se shqiptarët nuk janë trajtuar me respekt në përputhje me rolin thuaja vendosës për pavarësinë e Malit të Zi. Pas një konference të organizuar në Podgoricë për të drejtat e pakicave, Baca Adem Demaçi dhe unë patëm një takim me disa udhëheqës shqiptarë që përkrahjen për Millo Gjukanoviqin e kushtëzonin me disa kërkesa politike të dorës së dytë krahasuar me rëndësinë dhe peshën e referendumit. Baca Adem Demaçi ishte shumë i drejtpërdrejtë duke kërkuar nga ata që ta përkrahin pa asnjë kusht Gjukanin në mënyrë që të ndahet nga ish – Jugosllavia e mbetur e që pas pavarësisë të Malit të Zi , të kërkojnë të drejtat kombëtare

, qytetare dhe politike në kuadër të pavarësisë ku Slloba dhe Serbia nuk do të kishin ndikim. U bë pavarësia , me njëqindmijë probleme dhe Gjukanoviqi , pas një shkëputjeje nga një diktaturë dhe autokraci, ngadalë filloi të mbështillet me petkun e autokratit sikur Tuxhmani në Kroaci , më parë. Deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë qëndrimi mbi 30 vjet në pushtet , t’i nxjerrë brirët e një autokrati pavarësisht qëllimit që e keni e që mbase mund të jetë i mirë. Gjukanoviqi e forcoi pushtetin personal në Mal të Zi, e bëri rrethin që e përkrahu sijur që nepotizmin e bëri diçka legale dhe të domosdoshme për mbajtje të pushtetit. E në këto rrethana gjithmonë bëhen gabime. Gjukanoviqi ka bërë aq shumë punë për ndërkombëtarët e që këto veprime janë përputhur në të njëjtën me intereset e shtetit të Malit të Zi prandaj i kanë mbyllur sytë para pohimeve se krimin e organizuar dhe korrupsionin po i përdorë për mbajtje të pushtetit. Në zgjedhjet e fundit ndëtkombëtarët vlerësuan se më nuk kanë nevojë për Gjukanoviqin andaj nuk e mbështetën më duke mbyllyr sytë para rikthimit të shovinizmit serb dhe Serbisë përmes kishës ortodokse serbe. Në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi fitoi një koalicion i panatyrshëm që pikë që i bashkoi dhe mobilizoi ishte rrëzimi nga pushteti i Millo Gjukanoviqit. Dhe fituan me një dallim mikroskopik por mjaftueshëm për ta formuar qeverinë , me Gjukanoviqin në opozitë. Edhe kësaj radhe , sikur edhe  në  referendumin  për  pavarësi të Malit  të Zi kur  përcaktuese  ishin  votat  e   shqiptarëve,

koalicioni që udhëhiqej nga Dritan Abazoviqi , ishte vendosës për ndërrim të pushtetit e besoj edhe të mënyres së qeverisjes.

Po , si ecën ngjarjet deri te Dritani : Shqipëria , në vend se të bëhet Piemont i bashkimit të shqiptarëve, kudo që jetojnë, përmes liderëve kanë luajtur rolin përçarë duke ndarë në parti që i përkrahin dhe të tjera. Edhe në Kosovë , politikanët e Kosovës, që nga Rugova dhe të tjerët në vazhdimësi kanë përçarë shqiptarët në Maqedoni të Veriut , Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës duke e leopardizuar elektoratin në ata që janë me ne dhe kundër nesh. Udhëheqësit e shqiptarëve nga këto troje vinin në Prishtinë ku mbusheshin me negativitet pas së cilës, në vend se të mobilizoheshin për intetes të votuesve të tyre , ata luftonin, deri në armiqësi njëri – tjetrin prandaj faktori shqiptar defaktorizohej deri në margjinalizim. Kjo situatë prodhoi një klasë politike që mbijetonte, jo shaku se punonte për interesin e qytetarëve shqiptarë që iu kërkonte votën por në saje që ua mbante zhagun fituesve të zgjedhjeve prandaj jetëgjatësinë politike e kishin të kushtëzuar me të atyre që ishin në pushtet. Për këtë arsye kemi liderë dhe politikanë shqiptarë në Maqedoni të Veriut , Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës që gjithmonë kanë qenë në shalën e pushtetit , pa zbritur asnjëherë nga ajo. Edhe në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi , liderët e Kosovës dhe të Shqipërisë ” votuan “qartë për Gjukanoviqin duke krijuar një situatë se, nëse ndodhë e kundërta , e pati Kosova , Shqipëria dhe krejt shqiptaria. Pas zgjedhjeve kur doli se Dritan Abazoviqi do të jetë përcaktues për formimin e qeverisë , me apo pa Gjukanoviqin, e donin që me çdo kusht të jetë me Millon, filluan vardisjet , glorifikimi, kërcënimi dhe shantazhimi i Dritanit në mënyrë që më asnjë mënyrë të mos bëjë koalicion me partitë serbe dhe ruse shkaku se po rrezikohet njohja e Kosovës nga Mali i Zi , po mundësohet kthimi i Serbisë dhe Rusisë në Mal të Zi dhe se po rrezikohet seriozisht siguria në rajon dhe ajo globale. I dërguan letra të hapura dhe të mbyllura, ia kontestuan pērkatësinë kombëtare, ia kujtuan se sa fort i ka fyer ndjenjat kombëtare dhe patriotike të shqiptarëve për Skenderbeun dha famlljen e tij duke i lënë mundësinë të rehabilitohet përmes distancimit me partitë serbe dhe bashkimin me Gjukanoviqin në kohën kur Dritan Abazoviqi shpalosi parime të qarta sikur lufta jundër korrupsionit, krimit të organizuar, orientimit europian, anëtarësimit të NATO-s, respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare , respektimit të njohjes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, sikur edhe respektimit të identitetit të shtetit të Malit të Zi në të gjitha aspektet sikur edhe zotimi se nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt. Mbi këto premtime dhe parime i ka fituar votat prandaj është e pamoralshme, e pandershne dhe e palejueshme që të bëhet presion ndaj Dritanit, jo se e bëjnë këtë pse u ha prapanica për Malin e Zi por se e bëjnë për të ruajtur postet dhe pasurinë të fituara me korrupsion dhe krim të organizuar ndaj të cilave, në Mal të Zi duket të jetë i pakompromis prandaj, në këtë drejtim e përkrahu dhe i uroj shumë sukses. Nëse këto parime dhe premtime nuk i ka të sinqerta, përgjigjen e merr menjëherë nga votuesi në Mal të Zi. Diçka ëdhtë shumë e vërtet dhe e sigurt, Dritan Abazoviqin e kanë sulmuar pikërisht ata që korrupsionin dhe krimin e organizuar e kanë shndërruar në mënyrë të jetesës dhe mbijetesës e të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me njerëzoren, kombëtaren, moralen e lëre më me shtetin e së drejtës. Dritanin e kanë ” këshilluar” dhe po e këshillojnë ata që i kanë shërbyer çdo regjimi dhe çdo pushtuesi, që kanë lehur dhe që e kanë kafshuar deri në vdekje çdo patriot, hajnat dhe kriminelët e certifikuar që e kanë dhunuar dhe po e

dhunojnë vet shtetin dhe ardhmërinë dhe përfituesit e luftës, pa e shkrepur as edhe një plumb të faktorizuar dhe të shndërruar në politikanë të merituar dhe duke margjinalizuar patriotët dhe sakrifikuesit e vërtetë! Prandaj Dritan, nëse kthenë kokën pas çdo qeni që lehë , siç thoshte Dostojevski, asnjëherë nuk do të mbërrish në cak. Mua nuk mund të më zhgënjesh por mund të zhgënjesh votuesit tuaj dhe të gjithë ata që nuk e kanë humbur shpresën për një ardhmëri më të mirë për të gjithë.

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Leave a Reply