Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, peng i shefave të saj

0
56

Ndonëse zgjedhjet e 6 tetorit u vlerësuan larte nga faktori vendor dhe ndërkombëtare si zgjedhje të lira dhe demokrate .Ne anën tjetër siç duket dikujt ne vendin tonë edhe jashtë saj nuk ju gëzuan këtyre zgjedhjeve dhe as rezultatit që nnxjerr si fitues LW.

Me ç’rast deklarata kontraditore e znj.Daka që thotë se certifikimi i tyre mund të zgjatë deri ne dhjetor dhe nuk përjashtohet mundësia që të rinumërohen edhe njëherë që nga fillimi, është edhe një arsyeje shtesë për të kuptuar se pse po zvarritet certifikimi i tyre nga kryetarja ne fjalë.

Po ashtu kemi dëgjuar këto ditë ekspert të ndryshem për disa parregullsi gjatë votimit dhe numrimit të tyre duke thenë se janë ne kufijt e normales ato që ndodh edhe ne vendet me demokraci të konsiliduar.

Por zvarritet e certifikimi të tyre po shihet se ka mision dhe qellim sepse znj.Daka është peng i shefave të saj që i pengojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe që nxjerr LW fituese e këtyre zgjedhjeve dhe mundohen ne çdo mënyre për të hedh mjegull të panevojshme vetëm për t’i nënvlerësuar ato dhe pastaj për të kurdis një rezultat tjetër sipas dëshirës se shefave të saj.

Prandaj znj.Daka dhe shefat e saj të ndalin avazin e vjetër të manipulimit dhe kurdisjes se rezultatit sepse mjaft kurdisen rezultate nder vite ne dem të qytetarit dhe perspektives integruese të shtetit tonë,ne anën tjëtër njëherë e përgjithmonë të lirohet nga shefat dhe sa me pare të certifikoj rezulltatin e zgjedhjve të lira dhe demokratike ne vend.

Shkruan: Hysni GASHI

Leave a Reply