Kryetari Haskuka është intelegjent e përtej kësaj edhe shumë dinak e hidhrak!

0
94

Sulmi i tij me video-paraqitje kundër opozitës në realitet ishte goditje për lidershipin e Vetendosjes në Prizren, me të cilin nuk ka kurrfar raporte ndërpartiake, e me Artan Abrashin, Kryetarin e Qendrës në Prizren nuk flasin që prej kohës kur ky i fundit ishte kryesues i Asambles Komunale në Prizren!

Myta, duke mos e pas përkrahjen e partisë për rikandidim, jo rastësisht e goditi opozitën. Po atë opozitë që e ka sjellë në pushtet !

Si intelegjent që është, goditja e djeshme ndaj opozitës është bë me qëllim afrimin dhe bashkëpunimin e kësaj opozite kundër Vetvendosjes !

Si dinak që është, duke mos qen ky kandidati i përkrahur nga Qendra e VV në Prizren, me irritimin e opozitës, ky bëhet argat i opozitës kundër secilit kandidat tjetër brenda Vetvendosjes !

Një opozitë e bashkuar në Balotazhin për Prizrenin, do ta dërgoj Vetevendosjen në opozitë dhe do t’ia jep rastin Mytës me e shfry inatin ndaj Qendrës së partisë në Prizren !

Realiteti është se, opozita e fiton ma leht Prizrenin me Mytën kandidat të Vetvendosjes se sa me cilin do kandidat tjetër ! Por, këtij i duhet ky rast, si kthetrat maçokut, për të vajtu dhe sistemu vetën afër liderit suprem !
Rikandidimi eventual i Mytës hapë rrugë për shpërrthimin e llavës së paknaqësive jasht gëzojës së partisë.

Miti i 14 Shkurtit do të shembët me 17 Tetor !

Shkruan: Abdullah THAÇI

Leave a Reply