Krushqit e “dardanes” kanë marr ngjyrë të kuqe!

0
400

Shkuarja e vetme në zgjedhje e zonjes Vjosa Osmani do të ishte e vetmja mundësi për jetëgjatësi në skenën politike kosovare. Përveq matjes reale në “peshoren” e elektoratit rugovian, do t’i linte vetes rrugën hapur për bashkëpunim dhe rikthim në shtëpinë e madhe, e cila e prodhoj dhe e ngriti deri në majat e shtetit.

Hyrja në kampin majtist, nga frika e pragut zgjedhor

Hyrja apo më mirë të ttemi, aderimi i zonjes Vjosa Osmani në listën e LVV-së do t’i siguroj asaj postin e deputetes dhe ngritjen e çastit, por jo edhe postin e presidentes siq e joshi (mashtroi) Albin Kurti, ngase as ky i fundit nuk e ka të sigurtë që do e merrë postin e kryeministrit.
Sllogani i Listës Vjosa “GUXO” do të kishte kuptim dhe simbolikë të fuqishme besnikërie ndaj frymës rugoviane sikur “zonja e hekurt” të garonte e vetme në zgjedhje, me çka do të rikonfirmonte vazhdimësinë rugoviane dhe forcën reale të saj, përkatësisht do të dëshmohej në vepër, se a do të mbetet edhe më tutje zonja më e votuar në vendin tonë apo më pak se kaq!
Shkrirja kaq lehtësisht në listën e LVV-së, e shpërfaqë frikën e “zonjes së hekurtë” për moskalim të pragut zgjedhor, kurse hyrja në kampin majtist e vërteton mungesën e profilizimit politik të Vjosa Osmanit.
Vjosa me futjen në listen e LVV-së, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes politike me Albin Kurtin, për të këaqur egon e saj personale e tradhëtoj frymën rugoviane, kurse me pranimin e “kandidimit” për presidente në marrëveshje të shkruar e tradhëtoj “Listën” dhe mbështetësit e saj!
Në asnjë rrethanë, dy liderë të përgjegjshëm, në ditën e marrëveshjes politike nuk do duhej të flisnin për ndarje të posteve politike, por për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje të qytetarëve.
Fatkeqësisht Kurti dhe Osmani e përseriten formulen e famshme të ndarjes së posteve në stilin Thaçi-Mustafa, unë kryeministër, ti president, për të tjerët pak ka rëndësi kah shkojnë dhe ku mbeten pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021!

Dështimi i Vjoses në lojën me flamuj!

Pak më tepër se papjekuri politike, ishte edhe abuzim i nënshkrimit të marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në hollin e Kuvendit të Kosovës me flamuj shtetërorë të Kosovës dhe Shqiperisë.
Kjo nuk ishte marrëveshje ndërshtetërore, por marrëveshje politike mes dy ideologjive më kantraverse, më të panatyrshme dhe më hipokrite në këto dy dekadat e fundit.
“Zonja dardane” në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes u dogj e tëra nën flakët e LVV-së, do t’i i bëjë shkrumb e hi edhe 9 përcjellësit e saj në listën e LVV-së, e për më tepër se kaq, do t’i përcëllojë për së gjalli edhe të gjithë krushqit (votuesit) dardan të cilët vendosin që më votën e tyre ta rrisin në numër kundërshtarin numër 1 të rugovizmit në Kosovë.
Perderisa Albini e vendosi para vetes flamurin kombetar, Vjosa nuk e pat guximin ta vendosë flamurin dardan në tavolinën ku e nënshkroi marrëveshjen politike, madje asnjë simbol në kostume dhe as masken me simbolin dardan të cilën e përdorte në raste të tjera!
Nëse ana simbolike e tregon anën shpirtërore, atëherë shtrohet pyetja, përse Vjosa Osmani nuk e vendosi para vetes flamurin dardan sikurse Albin Kurti atë kombëtar me të cilin identifikohet Lëvizja Vetëvendosje!? Nuk e kishte guximin apo ishte ky lëshimi i parë drejtë lëshimeve të reja apo dorëzim total i saj përballë një ideologjie politike të kundërt nga ajo që prejudikonte deri dje zonja “dardane”!?
Marrëveshja për bashkëqeverisje mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit i shpërfaqi dy të vërteta të hidhura për këtë të fundit, e para, shkrirjen e saj në kazanin e LVV-së dhe e dyta, varrosjen e “Listës Vjosa” akoma pa lindur.

Përveq “skuqjes” së Vjoses, edhe krushqit (votuesit) dardan për listën e LVV-së do të marrin ngjyrë të kuqe, nga e cila nuk do të pastrohen lehtë dhe shpejtë, e ndoshta asnjëherë! Ashtu siq ishte e pritshme dhe hareshme shkrirja e Vjoses në LVV, aq më e furishme dhe e trishtueshme do të jetë dalja prej saj.

Shkruan: Florim ZEQA

Leave a Reply