Krizat shkollore dhe rëndësia e Psikologut shkollorë në trajtimin e tyre

0
913

Krizat shkollore ashtu si dhe të gjitha krizat e tjera përmbajnë aspekte të shumta si psikologjike, juridike, ekonomike, politike etj. Ne do të flasim rreth krizave psikologjike që përjetohen në periudhën shkollore dhe rëndësisë që ka roli i Psikologut shkollor në menaxhimin e këtyre krizave.

Kriza është një ngjarje dëmtuese dhe reagim që bëhet ndaj asaj ngjarjeje. Krizat shkollore janë ngjarje të rëndësishme dhe të papritura që ndodhin në shkollë ose dhe jashtë saj, e që kanë ndikim në mirëqenjen sociale të nxënësit por edhe të punonjësve të shkollës. Natyrisht jo të gjitha krizat kanë një urgjencë të njejtë të reagimit ose të ndërmarjes së një veprimi aty për aty, psh një krizë pa urgjencë ose e cila mund të pret për tu menaxhuar është një rast i dhunës që mund të nodhë mes nxënësve të një shkolle, ku në raste të tilla stafi drejtues i shkollës ka kohë dhe mundësi që të mbledh të dhëna, dëshmi dhe të verpojë në një afat të caktuar kohorë për menaxhimin e një krize të tillë, Mirëpo, kemi dhe kriza të tilla kur duhet të veprojmë me një urgjencë dhe të cilat nuk japin afatin kohorë të mjaftueshëm aq sa na duhet për tu menaxhuar një situatë e tillë, një shembull i krizës së tillë është përdorimi i armëve nga ndonjë nxënës ose grup nxënësish brenda shkollës, dhe në të tilla rrethana drejtoritë e shkollave dhe stafi udhëhqës i shkollës duhet të veprojnë me urgjencë për ta tejkaluar një krizë të këtij lloji.

Bazur në praktikat më të mira që ekzistojnë për përballimin e krizave shkollore mund të thuhet se qelësi kyq është që një shkollë fillimisht të ketë shërbimin psikologjik shkollorë, domethën ofrimin e shërbimeve psikologjike brenda përbrenda institucionit të shkollës. Psikologët shkollorë natyrisht që nuk mund të jenë zgjidhësit e të gjitha problemeve që ka një nxënës ose shkolla në tërësi, por të paktën ata janë një urë lidhëse midis nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërve e kështu janë më të informuar rreth problematikave ose çeshtjeve të ndryshme që lidhen me këta tre faktorë shumë të rëndësishëm dhe se mund të kontribojë në menaxhimin e një krize shkollore si në aspektin e mirëqenjes psikologjike të vet nxënësit edhe në aspektin social të vet shoqërisë si pjesë e së cilës janë dhe vetë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

Psikologët shkollorë kanë një rol të definuar sa i përket shërbimit psikologjik nëpër shkolla. Ata ofrojnë këshillim, trajnim, konsultim, vlerësim dhe zhvillim profesional. Në raste të tilla kur paraqiten kriza shkollore, psikologu shkollorë me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme u bënë të njohur prindërve, mësimdhënësve dhe të tjerëve se si t’i kuptojnë disa reagime të fëmijëve gjatë krizës. Kështu këta fëmijë në gjendje krize shpesh përjetojnë ankth dhe kanë frikë të shtuar, kanë mospërqëndrim në mësime si dhe rënie në mësime, rritje të sjelljeve agresive, kurse adoleshentët kanë sjellje edhe më të theksuara, ku ata mund të mos i binden askujt as në shkollë e as në shtëpi dhe shumë sjellje ose reagime tjera për të cilat figura e psikologut shkollorë është ajo që i jep kutpim mënyrës se si identifikohen dhe të menaxhohen më mirë këto kriza shkollore.

Natyrisht në menaxhimin e këtyre krizave shkollore ka dhe shumë akter të tjerë si drejtori i shkollës, stafi i mësimdhënësve, vet prindërit etj., por psikologu shkollorë është figura kryesore që i lidhë të gjithë këta faktorë dhe e mundëson një menaxhim sa më të mirë të krizës për nxënësit e shkollës si dhe i pëcjellë në vazhdimsi ndryshimet e shfaqura në sjelljen e nxënësve.

Brenda këtij kuadri profesionistësh dhe marrdhënieve mes psikologut, drejtuesve të shkollës e prindërve natyrisht që do shkëmbehen këshillat më të mira të mundshme për të reaguar me qetësi, organizim e koordinim që të përballohen efektet e krizës, të menaxhohet kriza dhe të parandalohet shfaqja e ndonjë traume të mundshme si pasojë e incidentit të krizës.
Fatkeqsisht, në vendin tonë jo të gjitha shkollat e komunave të Kosovës e ofrojnë shërbimin psikologjik në shkolla, dhe si pasojë e kësaj tash e disa vite shkollat tona bashkë me mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit e tyre ballafaqohen vet me këto kriza me aq sa kanë mundësi, dhe shpesh këto kriza të patrajtuara nga një profesionist i kushtojnë nxënësve me shfaqjen e një traume të mëvonshme e cila e ka zanafillën pikërisht në një krizë shkollore që dikur nuk është trajtuar.

Shkruan: Kaltrina SKORO – MURTEZAJ

Leave a Reply