Kredidhënia për biznesin në Kosovë – Problematika

0
775

Likuiditeti – Një prej problemeve kryesore për bankat afariste në përgjithësi mund të jetë
likuiditeti.

Por bankat në Kosovë janë tepër likuide.Nga ana tjetër me problemin e likuiditetit në Kosovë ballafaqohen posaqërisht bizneset prodhuese. Kërkesat e tyre për kredi janë duke u rritur sepse kontraktimet për shitjen e prodhimeve të tyre gjithnjë e më shpesh po i bëjnë me afat të zgjatur të pagesës, ndërsa bankat e bëjnë shtrëngimin e kritereve të kredidhënies, posaqërisht kur bëhet fjalë për mjetet e xhiros(qarkullimin).Nëse merren parasysh pagesat e kamatave si dhe shpenzimet tjera atëhere këto përbëjnë një barrë, e cila është vështirë të përballohet nga bizneset prodhuese.

Edhe ndërrmarjet tregtare ballafaqohen me problemet e likuiditetit,gjegjësisht me problemet e shitjes për shkak të hiperkonkurencës në treg dhe problemeve të arkëtimit të keshit për arsye se shitjet realizohen me afat te zgjatur të pagesës. Kjo ndikon në paraqitjen e mungesës së keshit.Këta janë faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e likuiditetit që do të thotë do të kenë probleme të kthimit të kësteve mujore. Në këto situata bizneset detyrohen të ulin pagat ose të largojnë puntorët nga puna,gjë që ndikon edhe në rrënjen e konsumit.

Kreditë e këqija-Problem tjetër për bankat është numri i kredive të këqija.Por numri i kredive të këqija në Kosovë është më i vogël në krahasim me vendet e rajonit.

Përfundimisht mund të themi se gjithnjë më i madh është problemi i kthimit të kredive nga ana e bizneseve si rezultat i performancës së dobët të tyre dhe gjithnjë më i theksuar është problemi i bankave me sigurimin e plasmanit të mjeteve të tyre në biznese.

(Një publikim shkencor të përpiluar dhe mbrojtur nga Erdet Tatari para audiencës gjatë studimeve master.
Nuk lejohet publikimi ose shfrytëzimi si material për master-tezë pa lejen e autorit).

Shkruan: Erdet TATARI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply