Kosova ‘spo zbrazet vetëm shkaku i krimit e korrupsionit, po edhe dezorjentimit social!

0
490

Një studimi i yni (në Shoqaten e Sociologëve) mbi SHKAQET E MIGRIMIT (lexo: arratisjen!) të rinjve kosovar, ka resultuar,se përveç arsyeve të: papunësisë, varfërisë, krimit, korrupsionit, nepotizmit, konformizmit qytetar, etj., ata Kosovën po e lëshojnë edhe shkaku i dezorjentimit social.

Fakti dhe akti i ndërprerjes apo mosaplikimit të sjelljeve tona të ish kodit standard të solidaritetit (ndërfamiljar, gatishmërisë për t’u sakrifikuar për të afërmin e komunitetit, ndershmërinë në punë, sinqeritetin dhe fisnikërinë në raport me tjetrin, etj.) në shoqërinë tone, ka bërë që këta të rinj të ndjehen të vetmuar, të injoruara, madje edhe të padobishëm, e të paperspektivë…, pra, edhe të tjetërsuarq nga rrethi i vendimarrjes (që është shumë me rëndësi!) qytetare dhe nga vetja e tyre!

Ky tjetërsim apo abstenim qē në një farë mënyre u josh, u stis, e madje edhe u “afirmua” përmes konzumerizmit e hedonizmit të tepruar (qē sociologjikisht mund të adresohet si i pavullnetshëm por, i varur nga lakmia, vrulli e epshi!), arriti te të rinjēt kosovar të amputoj si ndjenjën inferioritetit social ashtu edhe intuitën e pasigurisë ekonomike dhe motivimin për të ikur sa mē larg nga Kosova…!

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply