Kosova humb kohë në rethin vicioz të Bashkimit Evropian

0
300

Përfaqësuesit politik në vend akoma nuk kanë gjetur konsensusin politik.

Kjo e bënë Kosovën të sillet dhe të humb kohë në rrethin vicioz që ka krijuar  Bashkimi Evropian, që historikisht njihet për mos aftësinë e saj për zgjidhje të problemeve që herë pas here i janë shfaqur.

Kosova duke ditur dhe njohur këtë problematikë që ka BE-ja, u tregua shumë e dobët dhe pa strategji karshi interesave të saja, duke e futur veten në një rreth vicioz të krijuar nga BE, pasi që zgjidhje të problemit të Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk do ketë pa marrë rolin udhëheqës SHBA-të.

Kosova si shtet i pavarur dhe demokratik, i njohur nga pjesa më e madhe e shteteve të botës demokratike, e në këtë mes hyn edhe SHBA (rëndësia më e madhe e njohjeve), nuk duhet të vazhdojnë bisedimet pa heqjen e kufizimeve të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, e më pas marrjen e rolit udhëheqës nga SHBA-të, përndryshe kjo vetëm se e dobëson integritetin dhe shtetësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, sidomos te shtetet që hezitojnë ta njohin Kosovën si shtet, apo që ishin duke e menduar si opsion në të ardhmen e afërt ta njohin.

Pandemia si rrezik i infeksionit global, ka trokitur edhe në dyert e shteteve të cilat kanë hezitim për marrjen e vendimit krucial per Kosovën, heqjen e kufizimit të lëvizjes së lirë për qytetarët kosovarë. Prandaj, kjo është edhe një arsye më shumë që ky proces i bisedimeve të pezullohet dhe të vazhdojë pasi të krijohen kushtet, pas liberalizimit të vizave.

Dihet qartë se kanë kaluar mëse 30 muaj pa njohje të shtetit të Kosovës, si dhe rreth 18 shtete kanë tërhequr njohjet, si rezultat i pa aftësisë së qeverive të Kosovës, pasi gjatë kësaj kohe kanë kaluar 3 qeveri, dhe diplomacia kosovare nuk ka pasur dhe nuk ka stabilitet, dhe mos koordinimi mes spektrit politik vendor dhe atyre ndërkombëtare e ka zbehur edhe atë pak punë që është bërë në këtë drejtim.

Pra, ky ritëm i sjelljes së BE-së ndaj Kosovës, dhe rethi vicioz i krijuar nga vetë BE, e bënë Kosovën të inkorporuar në këtë rreth ´pa procedurë konkuruese, por vetëm si i angazhuar me kontratë mbi vepër´.

Nuk do të kalojë shumë kohë dhe së shpejti ´do t’ia shkëpusë kontratën mbi vepër Kosovës´, dhe më pas kthimi i Kosovës në retrospektivë do t’a shfaq absurdin e kohës brenda vendit, pasi që Kosova nuk do të fitojë asgjë nga ky rreth vicioz dhe aspak i logjikshëm, por vetëm se do të jetë një shtet që vetëm ankohet se po i bëhet e padrejtë, dhe do jetë relativisht vonë për rininë e pakët të mbetur si dhe ekonominë e pa përspektivë në stazë afatmesëm.

Shkruan: Skender BERISHA

Leave a Reply