Kosova dhe Shqipëria, duhet ta rrisin “bastin” e shpërblimeve publike, për gazetari profesionale

0
382

(Gazetari i guximshëm e profesional është sikurse ushtaraku patriot)Mendoj që në rast se dëshirojmê ta rrisim patriotizmin shtetërorë, dosido do na duhet ta praktikojmē parimin e shpërblimit për ca akterë publik. Mjafton psh. një dekoratë publike vjetore për gazetarët e guximshëm, për mjekët trima (në kohën e pandemisë) po pse jo edhe policët e ndershëm e profesional.

Në shoqëritë e tranzicionit, ka shumë raste kur gazetaria hulumtuese bëhet “prokurore” shumë e efektshme kur është në pyetje denoncimi publik i aferave korruptive, skandaleve politike dhe sidomos krimit të organizuar.

Inkurajoj institucionet shtetërore, që ta rrisin”bastin” publik për gazetarët me ndërgjegje profesionale, shtetërore e kombëtare që (në mungesë të prokurorëve të njëmendët) të zbulojnë afera tē keqpërdorimeve… çfardo qofshin ato🤔

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply