K(Hotësia) e kohëve moderne

0
71

Të strukur brenda një mjegulle qeveritare, e cunguar dhe e çakorduar në ritmin e saj funksional, sepse të formulosh objektiva të paqarta pa përgatitur një metodë praktikisht ndërvepruese është njësoj si të bësh nxemjen para një stërvitjeje dhe të mos pushosh më pas, gjërsa efektiviteti i të formuluarit të objektivave të paqarta është i cunguar nëse ato nuk konkretizohen në mënyrë konstruktive.
Për t’u ndier të aftë dhe kompetentë është e rëndësishme që të kemi një lloj modeli të dëshirueshëm me të cilin do t’i krahasonim sjelljet dhe përformancat faktike, dhe qeveria aktuale duhet ta ketë si model qeverinë Kurti, përkatësisht ministrinë e suksesshme të shëndetësisë Vitia.

Por sot.. çfarë ndodhi ?

Komunikimi i objektivave prioritare të qeverisë për menaxhimin tërësor të Pandemisë interpretohet si “domethënëse” dhe “angazhuese” vetëm e vëtëm për përformanca mediatike dhe është totalisht një lidership egocentrik, kushtëzues, në mungesë të ndonjë platforme pragmatike.
Vendimet e qeverisë i referohen tani pasojave të ardhshme të cilat mund t’i shkaktojë Pandemia COVID-19.
Por ku janë vendimet e rëndësishme për pasojat e tashme në të gjitha sferat jetësore të shoqërisë ?
Si do të përmisohet gjendja e statusit socio-ekonomik ?
Kryeministri në konferencë për media shpalosi një sërë pikash, po për shërbimet psikosociale në rrafshin psikologjik ?
Apo mbase i ka menduar vetëm shërbimet psikiatrike si përsonel në këtë gjithëpërfshirje ?
Ndërsa për kolapsin ekonomik, dhe për kreditorët(kredimarrësit) e shumtë në Republikën e Kosovës, presionet financiare të kësaj kategorie, dhe vështirësitë e papërballueshme financiare të bizneseve të mesme e të mëdha ?
Për cilat lehtësira bëhet fjalë ?
Pandemia COVID-19 sigurisht se është ekzistente dhe po përhapet në nivele të larta të infektimit, po tani ku mbeten planprogramet dhe idetë gjenerative të qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike ?
Tlusti, Tlusti, Tlusti, ditë dhe javë ka që flitet për modalitet e mundshme, por rezultati ZERO, përflitet edhe për plane tjera të cilat mbesin vetëm promovime mediale..
Thirrni mendjës dhe funksiononi sepse keni përgjegjësi, populli ka nevojë për mbështetje të domosdoshme në këtë periudhë të vështirë ekonomike e sociale.

KujdesPo

RespektimtëMasavePo

FuqizimEkonomikPo

LëniFjalët #Dorëhiqu #oseFunksiono.

Shkruan: Rron KASTRATI

Leave a Reply