Kërcënimi i proserbit Lajçak?!

0
398

-Nese Kushtetuta e Kosovës nuk qenka bible për proserbin Lajçak,për Kosovën është Bibel dhe përtejbible.

-Duhet te sçarohet së a është BE dhe Lajçak pale në dialog apo ndërmjetuese e dialogut.Te dyjat këto nuk shkojnë bashk.askund nuk ka dialog trepalesh.

Kosova gjatë gjithë procersit te dialogut me Serbin nuk po ka fate me Emisionërët e sajë qe ndërmjetësoijn dialogun midis Kosovës dhe Serbisë,sepse gadi të gjithë pos Ashronit që u emruan si emistar ne ndërmjetesim janë pro-ruso-serb duke i mbajtur anën e Serbisë dhe duke e dëmtuar Kosovën.E tillë ishte Fedeica Mogherini një komunste e Italisë e cila gadi sa nuk e shkaterroi sovranitetin dhe integritetin e Kosovës duke e përkrah ndarjën e Kosovës,ide kjo e kahmatshme e Serbisë për te cilën gjë Serbia edhe ishte futë në dialog.
Por,me shumë interesant është ky i joni Hashim Thaçi se bashku me Edi Ramën dhe Baton Haxhiun-Stanishiq të cilët jo vetem qe nuk e kundërshtuan një ide te tillë por ne krye n’vedi u bënë pale i kësaj ideje duke u future kështu ne planet prosllave ruso-serbe për ndarjën e Kosovës.Fati i jonë qe mikesha e janë e Madhe Angela Merkel e ndali këtë maskaradë për ndarjën e Kosovës.Federica Mogherini iku e turpëruar e cila jo vetm qe deshti te ia fus thikën pas shpine Kosovës,por ajo na doli edhe e korruptuar sepse duhet te pëprgjigjet për 38 milion eura te keqpërdorura nga ajo vet në BE.
Por Kosova as kësaj radhe nuk qe me fate duke e emeruar Komisionerin për marëdhënje me jasht te BE Joe Borrelin nga Spanja dhe Miroslav Lajçak nga Sllovakia,pra qe te dytë nga këto dy shtete qe nuk e njohin Kosovën.Është vështirë te dihet se a ishte kjo një coincidence apo rastesi,por qe te dytë sipas punës se tyre qe poshihet janë pro serbë,ia mbajnë anën Serbisë ne demë të Kosovës.Për ted y këto figura Kosova pati reagime por pa dobi.
Këto ditë proserbi Miroslavë Lajçak ishte për vizitë në Prishtinç dhe Beograd për te vazhuar ndëmetësimin ne mes te Kosovës dhe Sedrbisë.Temë kryesore qe u trajtua ishte Asociacioni I komunave me shunmicë serbe.Për palën Kosovare kjo çështje ishte e mbylur dhe e përfunduar kështu bile po deklaron ne vazhdimesi kryeminstri.Por duke e pare se Serbia deshtojë qe te çkapë ndonjë cope Kosove po insiston qe nepërmjet ë Asiaciacionit te arijë një gjë te këtillë.
Proserbi Miroslavë Lajçak me tone te ashpra zhvilloi biseda ne Prishtinë,bile edhe duke u kërcnu se nese nuk formeohet Asociacioni sipas mareveshjës se vitit 2015 te cilën e kishte nenshkruar akademiku Isa Mustafa nuk do te këtë marevseshje finale midis Kosovës dhe Serbisë.
Kjo deklaratë e tij bëri bujë te madhe,për ç’arsye te jepë me kuptua se ky njeri a është pale apo ndertmjetesues ne dialog,sepse ne dialog nuk mund te jenë tri pale.Këte duhet te sçaron vetë BE me qellim qe te ia ndalë frenat Lajçekut dhe ta kryen punën për te cilën edhe është derguar,pa qenë i një anshëm ose ta shkarkojë nga kjo detyrë qe të mos i sjellë deme politike BE-se.
Por ai nuk u ndaë më kaq,shkojë edhe me large shumë përtej kompetencave te tij.Ai ne Beograd tha haptas ne gjuhën serbe te cilën e fliste me mire se sa Vuçiqi duke kërkuar edhe ndryshimin e Kushtetuës së Kosovës për shkak te formimit te Asociacionit,pasiqe ajo sipas tijë nuk qenka Bibel dhe duke mos kërkuar fare qe këtë ta bëjë edhe Serbia sepse ne preambulën e Kushtetuës sëe Serbisë Kosova figuron si pjesë e sajë.
Por,Lajçakut duhet përkujtuar se nuk është mire te “përzihet ne punet e brendshme ne dialog midis Kosovës dhe Sertbisë”sepse dialogu ësht punë e Kosovës dhe Serbisë qe do te thotë se Lajçak nuk guxon te paraqitët aty si pale e tretë por vetem si ndërmjetesues në dialog.
Duhet përkujtuar atij se Marevshje e vitit për Asociacionin të vitit 2015 ne te cilën ai po thirret është antikushtetues ne te cilin Gjykata i dha hiç me pak se 23 vrejtje,dhe për te cilën Lajçak po kërkonë qe ajo te ndryshohet.Ndryshimi I KUshtetutes nuk është punë e Lajçakut,bile ai as qe ka te drejtë te përmend e as më pakë te përzihet ne këtë punë.KJo është punë eksklizive e Parlamentit te Kosovës.
Lajçaku ka renë në grackën serbe te cilët po kërkojnë qe Asociacioni te bëhet ashtu siç është shkruar mareveshja me 2015 te cilën Kushtetuta e ka hjedhë poshtë.Çka nenkupton kjo kërkesë serbe sipas kësaj marevshje:
“Kojo do te thotë te rrenohet Rendi Kushtetuzes,te cenohet karakteri unitar i shtetit,të rrezikohet integriteti dhe teresia teritoriale e Kosovës ne aspektin institucional dhe Kushtetues duke sjellë ligje në rrafshin e tretë qe do te defunksianalizohën institucionet shteterore”.
Kështu do te formohëj një “mini-shtet”parallel “Republika Srpska”përmbrenda Kosovës,pra shtet mbrenda shtetit që do të ishte vetem hapi i pare drejtë ndarjës së Kosovës.Kjo do te thotë se ky Asociacion pas një kohëe do te forcohet me lidhjet e tij me Beogradit sa qe në një moment të volitshëm me një referendum do ti bashkohet Serbisë.
Ky është qellimi permanent i Serbisë ç’prej se ka filluar dialogu,ku Vuçiq shpesh deklaronte se nuk do te del nga Kosova “pa marrë diçka”.Pra,për Sertbinë kurr nuk ak qenë primare qe me dialog te arrihet normalizimi I maredhënjeve midis Kosovës dhe Serbisë as qe i ka interesuar aq shumë pozita e Serbeve ne Kosovë e cila është me e avansuar ne Evropë por thjeshte i ka interesuar qe serbet e Veriut ti instrumentalizoi për qellimet e veta.Dhe mu për këtë arsye dialogu me Serbinë qe nga fillimi as qe është deshtë te niset derisa Serbia nuk e njefë Kosovën si shtet.
Tashti Kosova nuk duhet te merret me trysnin dhe kërcnimet e Lajçekut bile as ti përfillë ato serpse me e rendesishme është karakteri unitari i Kosovës se sa Asociacioni.Nuk ka te drejtë Lajçak te kërcnohet me ate së nuk ka mareveshje përfundimtare pa e formu Asociacionin.
Por edhe le te mos këtë mareveshje përfundimtare,le te mos këtë as njohje tga ana e Serbisë,sepse teresia dhe karakteri unitar i Kosovës është alfa dhe omage,është me tepër se Bibla për Kosovën.
Është koha qe me ne fund pas disa vitesh dialog te kotë Kosova te mbledhë mend te punoi për shtetin e vetë duke mos lejuar me kurrfarë kushti te formohet ky Asociacion ashtu siç kërkon Serbia.Kosova mund te formoi Asociacionin për komunat me shumicë Serbe vetem ne bazë te kushtetutes,pa kompetenca ekzekutive,te formohet Asiciacion i njejtë me ate siq ekzuiston Asociacinoni i komunave me shumicë shqiptare.
Lideret e Kosovës kësaj radhe duhet ta shikojnë interesin shteteror,te mos bien ne grackeën e Serbisë dhe te Lajçerkave pro serbë ashtu siç ranë pre e kurthave te BE dhe te liderve tan më ç’rast humbi Çakorri.Nese ndodhë kjo do te ishte një tradhti kombëtare ndaj shtetit,ndaj atedheut dhe ndaj popullit.

Shkruan: Binak MAXHARRAJ

Leave a Reply