Kë përfaqëson tash kryetari Mytaher Haskuka?!

0
499

Pa u mbushur tri vjet të qeverisjes së Prizrenit nga Mytaher Haskuka dhe Vetëvendosje, kanë ndodhur ndryshime të shumta të rrethanave politike.

Prizrenasit, dhe jo vetëm këta, që u çuditën se si pat ndryshuar rezultati për kryetar në fund të procesit zgjedhor më 2017, tashmë e kanë parë mirë mënyrën e menaxhimit nga Haskuka, që mori pushtetin pas bashkimit të humbësve, por që pa u bërë dy vjet u shkapërderdhen në nivel lokal e qendror.

Prej, tre muajsh Haskuka ka deklaruar në konferencë shtypi se prish koalicionin edhe me LDK-në, parterin e saj më të madh, deri kishte nënshkruar edhe shkakrimin e përfaqësuesve të saj në ekzekutiv. Vitin e kaluar është prishur edhe me Nismën.

Rrethanat e reja ta imponojnë pyetjen: Kë përfaqëson tash Haskuka?

Kujtojmë se në rrethin e parë zgjedhor me 2017, Haskuka pat marrë 5 mijë vota më pak. Në të dytin, me gjithë bashkimin e humbësve, në një Komunë si Prizreni, ai fitoi për vetëm 260 vota. Por, tash Haskuka nuk i ka përkrah as ata partnerë.

Ai tash nuk e ka madje as kryesuesin e Kuvendit Komunal, që natyrisht se erdhi nga partia më e madhe në Prizren, PDK, që për shkak të paradoksit juridik, ndonëse ka numrin më të madh të ulëseve në KK, nuk ka kurrfarë pozite brenda qeverisjes lokale.

Rrethanat kanë ndryshuar po ashtu edhe në partinë e Haskukës, prej të cilës tashmë ka dalë, subjekti i ri PSD.
Pos tjerash, në Prizren për shkak të përformancës së dobët të qeverisjes ka një zhgënjim të madh qytetarë dhe të shoqërisë civile, që shihet nga kritikat e tyre në medie e rrjete sociale.

E derisa në nivel qendror, partia që doli e para Vetëvendosje, kërkon më çdo kusht ta mbaj pushtetin, duke u arsyetuar se është e para, e kundërta po ndodh në nivel lokal, në Prizren.
Pra, pas ndryshimit të këtyre rrethanave edhe një herë pyesim: Kë përfaqëson tash Haskuka?

Në mungesë përkrahjeje politike, më së shumti pësojnë qytetarët. A meriton Prizreni, formën e qeverisjes aktuale të Haskukës e Vetëvendosjes.

A është ky një absurditet juridik në Kosovë, që kërkon rishikim?!

Deri në ndonjë ndryshim eventual, pa hezitim ne vazhdojmë ta respektojmë sistemin aktual juridik.

Shkruan: Shaqir TOTAJ

Leave a Reply