Kam mall

0
625

Kam një mall
kam një hall
kam një dëshirë
kam një lutje…

Kam një qëllim
kam mëshirë
kam një kafshatë
vetë s`dua ta ha
Dua ta ndaj me njerëz
Që kanë barkun thatë!

Kam hall
Përse dëshirat e mia
Rrinë ashtu zvarrë
Ku digjet shpirti.

Mos vallë
gjithë këtyre halleve
Ndonjë i marrë
M`iu fryen si zjarr?

Shkruan: Xhemajli SHALA

Leave a Reply