Kafiteritë duan t’i hapin e xhamitë jo!

0
1465

Po e përcjellim me vëmendje ndërrimin e masava nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilat janë të ndara në tre faza, dhe në asnjërën nga to nuk pëmendet hapja e Xhamive, shtëpive të zotit, të cilat janë më të pastërtat në botë dhe vizitohet nga njerëzit më të pastër që 5 herë në ditë marrin Abdest dhe kujdesen për pastërtinë e trupit të tyre.

I nderuar Ministër i Shëndetësisë dhe Kryetar i Bashkësisë Islame, përse në asnjërën fazë të ndryshimit të lëvizjes nuk janë përfshirë hapjet e Xhamive? Athua kujt po i pengon një gjë e tille?

z.Arben Vitia, e thash edhe më lartë dhe po e përsëris, Xhamitë janë vendet më të pastërta në botë që në vazhdimësi vizitohen nga njerëz të pastër! Dhe për dallim nga mbledhjet dhe tubimet tuaja politike që zgjasin me orë të tëra dhe e gënjeni vazhdimisht qytetarin, tek ne falja e Namazit në Xhami nuk zgjatë më shumë se 15 minuta, dhe për dallim nga ju ne në ato 15 minuta mësojmë shumë gjëra.

Është e patolerueshme se si ju me këto vendime jashtëzakonisht negative, po mundoheni të na izoloni që të mos i vizitojmë Xhamitë, andaj urgjentisht ju bëj thirrje që të merrni vendim për hapjen e Xhamive sepse të gjitha Xhamitë në Kosovë janë të dezinfektuara dhe nuk paraqesin rrezik për asnjërin qytetar.

Shkruan: Florent KONSTANTINI

Leave a Reply