Jo çdo herë temperatura dhe ethet sinjalizojnë infeksion me Covid-19

0
635

Jo çdo temperaturë sinjalizon infeksion me Covid-19. Për shkak të virozave sezonale dhe ndryshimit të temperaturave të ambientit të jashtëm, numri i pacientëve në Qendrat e Mjekësive Familjare është në rritje.

Kapacitetet tona shëndetësore janë duke e përballuar këtë situatë e cila pos infeksioneve banale të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, po përballet edhe më të dyshuar të sëmurë me Covid-19.

Një shenjë e cila po i shqetëson pacientët, është temperatura dhe dhimbja e fytit, e cila tek ata ka sjellë frikë dhe ankth për mundësinë e infeksionit me Covid-19. Gjatë muajve korrik dhe gusht, ne për çdo vit hasim në infeksione bakteriale dhe virusale të cilat përcillen me temperaturë dhe ethe.Me një ekzaminim të kujdesshëm nga ana e mjekut tuaj, dhe së shpejti edhe më testet serologjike që do të bëhen në institucionin tonë do të iu largohen dilemat dhe shqetësimet tuaja të drejta për shkakun e temperaturës.

Në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare ju mund të merrni informacione për gjendjen tuaj shëndetësore përmes projektit “ Family medicine online”, i cili në kohë reale do të procedojë me rastin tuaj.

Sa herë që keni temperaturë dhe ethe, mos mendoni se jeni i infektuar me këtë virus bizar dhe të pa besë.

Konsultoni mjekun për shqetësimet tuaja dhe mos i lejoni vetes të iu kaplon ankthi!

Shkruan: Dr. Xhevat ELEZKURTAJ – Drejtor i QKMF në Prizren

Leave a Reply