JO bashkëqeverisje! VETËQEVERISJE

0
687

Çdo bashkëqeverisje, duke u ndar pushteti mes partnerëve të koalicionit si në nivelin qendror ashtu edhe atë lokal, shpeshhere, ka treguar rezultate jo të kënaqshme!

Si rrjedhojë e bashkëqeverisjes, edhe në komunën e Prizrenit, pas prishjes së koalicionit gati tre vjeçar nga partnerët qeverisës LVV – LDK dhe Nisma, qeverisja lokale e Mytaher Haskukës, mbetet e bllokuar nga opozita e bashkuar.
Si pasoj e kësaj, PDK-ja bëhet forca e parë brenda asamblesë, duke e rrëmbyer pozitën e kryesuesit të kuvendit, dhe së bashku me partit e tjera në opozitë, bllokojnë punët e mira të qeverisjes Haskuka, që do të mund të kryheshin në dobi të qytetarëve.

Edhe përkundër një opozite të bashkuar, dhe vështirësive të shumta, qeverisja e Mytaher Haskukës në Prizren, ia ka dalur që të tregojë performancë më të mirë, në krahasim me qeverisjet e kaluara lokale.

Në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, qytetarët e komunës së Prizrenit, do të duhet të dalin masivisht për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit, dhe t’mos lejojnë që të përsëritet një bashkëqeverisje e dështuar nga martesa 20 vjeçare e partive të vjetra, e partive të krimit, nepotizmit dhe korrupsionit.

Qeverisjes lokale në Prizren, i duhet VETËQEVERISJE, dhe këtë mund ta bëjë më së miri LËVIZJA VETËVENDOSJE!, e cila në listën e saj për asamble, ka kuadro dhe profesionistë, njerëz të përkushtuar për të mirën publike, njerëz të pastër në aspektin ligjor, të ndershëm dhe të guximshëm.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka kandidatin më të mirë për Kryetar, dhe kandidatët më të mirë për asamble, të cilët bashkërisht do t’ia kthejnë dinjitetin Kuvendit Komunal, dhe do ta sjellin fitoren #pabalotash në Prizren.
VETËQEVERISJA E LËVIZJES VETËVENDOSJE!, është e domosdoshme për Prizrenin që duam.

Shkruan: Leonor BERISHA – Autori është kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale në Prizren

Leave a Reply