Ja propozimi im për President koncesual…!

0
299

Marrëveshja e koalicionit në mes të VV-së dhe LDK-së ka rëndësi të veçant në përcaktimin dhe zgjedhjen e një figure publike, kredibile dhe unifikuese për President të vendit i cili do të përfaqëson unitetin e popullit ashtu si shkruhet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Neni 83 ( Statusi i Presidentit):

Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës.

Edhe pse Kosova ka shumë përsonalitete si në partitë politike parlamentare por edhe nga institucionet tjera akademike dhe të shëqërisë civile, unë ndër ta propozoj një përsonalitet mbipartiak ku besoj shumë se do të ishte i pranueshëm edhe nga shumica e partive politike parlamentar, e që është Prof. Dr. Eqrem Zenelaj.

Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, lindi në Gejkoc të Theradës. Shkollën fillore e mbaroi në Graikoc, të mesmen, gjimnazin në Therandë. Në univerzitetin e Prishtinës mbaroi Fakultetin Filozofik dhe Fakultetin e Sociologjisë dhe Filozofisë. Në fakultetin Juridik merr titullin e Magjistrit të Shkencave Juridike. Studimet e doktoratës i vazhdoi në Univerzitetin Kryesor Publik të Vjenës, në Fakultetin Juridik drejtimin e së drejtës ndërkombëtare publike, ku e përfundon me sukses shembullor doktoratën dhe merr titullin shkencor, Dr. Iur. Pas mbarimit të doktoratës së parë i fillon studimet për specializimin si ” Ekspert i së Drejtës Evropiane” të cilin e mbaron në Nicë të Francës, kurse specializimin tjetër për ” Ekspert të së Drejtës Gjermane” e përfundon në qytetin Passau të Gjermanisë. Doktoratën e dytë në Univerzitetin Qendror të Vjenës, në drejtimin e Historisë së Mesjetës. Mbi dy dekada është hulumtues i pasionuar aktiv në 20 arkiva të njohura të Evropës i cili ka tubuar rreth 5 mijë dokumente me rëndësi historike kombëtare e ndërkombëtare. Është bashkëpunëtor i dhjetra institucioneve dhe revistave shkencore, anëtar i Institutit të Evropës së Mesme me seli në Vjenë, i Institutit Albanologjik në Prishtinë, i Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë. Gjithashtu është pjesë e shumë simpoziumeve shkencore me karakter kombëtar e ndërkombëtar.
Vepra e tij cilësohet si Akademi në vete nga disa studiues të njohur duke parë vëllimin dhe rendësin faktike të tyre.
Është autor i 11 veprave, 5 prej të cilave me recensentë të njohur ndërkombëtar. Tri libra: E drejta diplomatike e konsulore, Historia e Shtetit Shqiptar janë literaturë në univerzitetet shqipëfolse,
Veprat e botuara: Historia e shtetit dhe e së drejtës shqiptare ( nga mbretërit pellazgë e ilirë e deri te Mbreti Zogu I). E drejta diplomatike e konsulore, Historia e diplomacisë, Diplomacia e Ismail Kemal bej Vlorës, rivalitetet e brendshme në Shqipëri dhe rruga e pavarësisë 1912/1913; Çështja shqiptare nga këndvështrimi i diplomacisë dhe i gjeopolitikës së Austro-Hungarisë ( 1699-1918), Gjenealogjia e familjes Albani nga Urbino dhe Bergamo të Italisë. Papa shqiptar Klemens XI-Albani; Shtypi i Austrisë për demostratat e shqiptarëve të Kosovës më 1968, 1981 dhe 1989; Baza e diplomacisë, Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët, Album-Historik-Kombëtar-Gjergj Kastrioti Skënderbeun, Lufta e Trojës sipas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjisë-De Bello Trojano-Dictys Cretenis & Dares Phrygiys.
Prof. Dr. Eqrem Zenelaj ka punuar një vit në Gjykatën Supreme të Austrisë në Vjenë në cilësinë e juristit praktikan, ndërsa disa vjet ka qenë anëtar dhe bashkëpunëtor i Institutit të Evropës së Mesme dhe Hapësirës së Danubit me seli në Vjenë(IDM INSTITUT – Wien).
Aktualisht punon në Univerzitetin publik “Ukshin Hoti” në Prizeren dhe në “Fama” në Prishtinë, Jeton në Prishtinë dhe në Vjenë.
Është njohës i gjuhës gjermane, latine, frenge dhe gjuhës angleze.

Uroj që edhe këtë pengesë, koalicioni në fjalë ta kalojnë me një marrëveshje të sinqertë dhe konstruktive, duke caktuar një kandidat koncesual si figura e lartëpërmendur, i cili do të jetë i pëlqyer dhe i mbështetur edhe nga subjektet tjera politike opozitare parlamentare, e i cili President vërtet do të pëfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës, ashtu si e precizon Neni 83 ( Statusi i Presidentit), në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Shkruan: Shefki ABDULLAHU

Leave a Reply