Ja përse Presidenti (Presidentja) e/i Kosovës, duhet të zgjedhet drejtëpërdrejt

0
457

Fakti i parë

Përvoja e ndërtimit të kapaciteteve demokratike sidomos në shoqëritë e Evropës Qendrore dhe Lindore, gjatë valëve të mëdha të demokratizimit, në fakt çuan kah valët e një puro autoritarizmi, ku kontrolli i rrjeteve institucionale s’u monitorua sa dhe si duhet nga mekanizmat përkatës të mbikëqyrjes dhe kontrollit publik.

Fakti i dytë

Mospërputhja e formulës kushtetuese me praktikën politike të ushtruar gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë që shumica e vendeve nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë hequr dorë në Kushtetutat e tyre nga sistemi gjysmë presidencial edhe për shkak se nuk kanë korresponduar me praktikën empirike politike të pasluftërave: Kroacia, Bosnja, Serbia, etj.

Fakti i tretë

Përvojat e vendeve në tranzicion dëshmuan se: sistemi Presidencial është i mundur vetëm nëse raportet midis: legjislativit , gjyqësorit dhe ekzekutivit …bëhen aq të qarta dhe i pavarura (nga politika!).

Kështu qē mënyrat e gjertanishme të (për)zgjedhjes së Presisentëve (përmes; respektit si I. Rugova; “zarfave”; “aksham pazareve”, “miqëve ndërkombëtarë”; “kompromiseve”; dhe ky i fundit pērmes “tytave dhe flakës së protestave”), ishin edhe absurd i llojit të vetë, për shkakun se:

A) u zbeh rimëkëmbja e përgjegjësisë dhe e mobilitetit institucional.

B) u suprimua dhe u suspendua joligjërisht e drejta e qytetarëve për të demonstruar fuqinë dhe magjinë e votës së lirë.

C) u deracionalizua mënyra e përzgjedhjes se një Presidenti kredibil e kompetent.

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply