I❤PRIZREN

0
398

Një nga qytetet më të bukura e më karakteristike të Kosovës, një vepër e vërtetë arti, që dëshmon kulturën mesjetare, me origjinalitet të spikatur e stil të hollë, është pikërisht #Prizreni.

Nuk do të kishte kuptim të vizitoni #Kosovën, nëse nuk e keni vizituar edhe këtë qytet të ngrohtë, por edhe sikur, ju nuk do të mundeshit, pasi Prizreni është qyteti i parë që ju mirëpret, sapo kaloni kufirin e Shqipërisë përmes doganës së Morinës.
Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo-historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, Ura e Gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.
Cilësitë e veçanta të zonës.

  1. Mikëpritja tepër e veçantë sa e ka kthyer në simbol të Mikpritjes shekullore e Prizrenit.
  2. Respekti për këdo i çmon e i vlerëson.
  3. Janë miq real dhe të qëndrueshëm.
  4. Mikun po e zunë e mbajnë deri në përjetësi.
  5. Janë të vetmit që dinë të vlerësojnë të huajt sidomos europianët të cilët ngujohen në Prizren vlerësojnë mikpritjen e vendasve.
  6. Prizreni organizon në mënyrë madhështore “Sofra e mikpritjes për gurbetqarët”, të cilët janë ata që po e rilindin e mbajnë kosovën më shumë investime e donacione.
  7. Ruajnë traditën kukturën qytetare të trashëgimis të të parëve, në mënyrë fanatike dhe tepër qytetare.
    Mund të shtoj pafund arsye pse e dua aq shumë atë vend të përkryer më njërëz mikëpritësa dhe bujar.
    I❤PRIZREN

Shkruan: Edmond PETRAJ

Mund të jetë një imazh i monument dhe natyra
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i qiell
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Leave a Reply