“Humanizmi përmes Fotografive”

0
558

Të dashur miq,
dua të ndaj diçka me të gjithë juve, diçka që si aktivist i shoqërisë civile nuk po më bënë të ndihem aspak mirë!
Nuk jam pajtuar, dhe nuk do të pajtohem asnjëherë, që në emër të “humanizmit” të cenojmë privatësinë e fëmijëve!
Përdorimi i fëmijëve përmes fotografive nga organizatat humanitare, e cënon rëndë privatësinë e tyre duke prekur të drejtat themelore të njeriut, andaj, institucionet duhet t’i marrin masat e nevojshme për ta parandaluar këtë dukuri shqetësuese, që po bëhet trend nëpër rrjetet sociale.

Sidomos në këtë kohë pandemie, po shoh në rrjete sociale aksione të shumë shoqatave bëmirëse dhe njerëz të vullnetit të mirë që po ndihmojnë nevojtarët kudo, mënyra sesi po bëhet kjo ndihmë është më e dhimbshme sesa nevoja e tyre!

Po shoh shumë fëmijë nëpër video dhe foto që ta rënqethin shpirtin kur i sheh në atë mënyrë të paraqitjes së tyre “më bësoni që shpeshherë qajë kur i shoh në atë gjendje” por lotët e mi nuk i mbrojnë ata nga cënimi i të drejtave dhe lirive të fëmijëve, duke e prekur këtu një pjesë të madhe të privatësisë së tyre.

Privatësia është një e drejtë themelore e njeriut, vlera sociale e së cilës është një përbërës thelbësor në funksionimin e shoqërive demokratike.

Respektimi i privatësisë në vendin tonë është në nivele mjaftë të padëshiruara në krahasim me shtetet tjera të cilat i ndërmarrin të gjitha masat e përshtatshme për të siguruar që fëmija të jetë i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit, e sidomos në kohën e teknologjisë kur imazhe të fëmijëve nevojtarë mund të përdoren (keqpërdoren), për veprime dhe përfitime nga më të paimagjinueshmet.

Jam i bindur se secili prej nesh, nuk do të donte që fëmija ynë ose ndonjë i afërt i yni të paraqitej apo ndodhej në një situatë të tillë përpara rrjeteve sociale apo kamerave!

Andaj, o njerëz të mirë, o ju bëmirës!
Mos ndihmoni vetëm për t’u treguar të tjerëve se jeni human, ndihmoni për hir të krijuesit që ju krijoi dhe ju mundësoi që ju t’i gëzoni mirësit e jetës.
Ndihmoni në heshtje, sepse asnjë njeri nuk do të mund ta vlerësoj mirësin dhe humanitetin tuaj që e keni në zemër, më mirë se ai që ju dhuroi zemrën dhe ju fali jetë.

Zoti, na fali gjithë këto mirësi nga jeta pa na takuar kurr, me shpresën se një ditë do të takohemi InShaAllah, dhe duke i parë gjithë këto mirësi e begati që na ofroi, ne besojmë aq shumë në madhështin e tij, sa nuk lodhemi asnjëherë së kërkuari ndihmën e tij atëherë kur kemi nevojë apo ndodhemi në momente të vështira.

Nuk e kuptoj, se pse duhet ta reklamojmë dhe shfaqim humanitetin tonë përpara të tjerëve, ku të gjithë së bashku mbajmë dhe e gëzojmë titullin e njejtë NJERI !!
Zoti, nuk na kërkoi asgjë si dëmshpërblim për të mirat që na ofroi pos falenderimit, pse do t’u duhej krijesave të tij ta shfaqin mirësin e tyre përpara vetvetes?!

Ndihmoni o njerëz të mirë, ndihmoni për hir të krijuesit dhe vetes tuaj, mos lejoni t’ju mashtroj mendimi i të tjerëve mbi ju, sepse i vetëm do të largoheni nga kjo jetë, dhe dëshmitar do ta keni vetëm mirësin e zemrës tuaj përpara Zotit.

Shkruan: Leonor Berisha
Aktivist i Shoqërisë Civile

Leave a Reply